Nika: Koncepti kulturë qytetrim dhe politikë

March 10, 2014   | Shtypi / Mediji

Muhamet-NikaShkruan :Muhamet Nika

Kultura,definohet si arritja më e madhe e një populli, në fushën e vetëdijes shpirtërore, shoqërore e materiale , kurse qytetërimi lidhet , përveç kësaj  edhe me anën shkencore, të arritjeve e shpikjeve të ndryshme të njerëzimit. Qytetërimet e ndryshme, shpikjeve shkencore dhe bollëkut në prodhim,  u jepnin përparësi, në krahasim  me  vetëdijen shpirtërore dhe shoqërore të një populli të një kohe. Kështu, ta zëmë, në aspektin e qytetërimit, Roma shkëlqente në kohën e vet, por si kulturë ajo kurrë nuk , mundi ta zë kulturën greke- nëse e tejkaloi si qytetërim.  Nga kjo , tezë  duket se bota e artit- kulturës, është parësore, sepse, bazohet dhe vlerëson,  natyrën    abstrakte të njeriut(ndjenjat e brendshme shpirtërore dhe intelektin trunor, që pason pas   perceptimeve  fizike të botës..Nga kjo teori,  një njeri, mund të quhet i kulturuar, nëse , është i edukuar  dhe  i arsimuar, kurse , shkalla më e lartë e një vetëdijeje të kulturuar, manifestohet në procesin e meditimit shpirtëror, kjo çështje,për gjatë historisë, përveç që ishte mësim religjioz, ishte edhe edukatë qytetare. Me meditim, nis Abrahami (Ibrahimi, as)- Babilonas(i kombësisë çifute), që vështronte yjet, Buda që rrinte, nën drurin e bambusit, dhe iu paraqit vizioni i  të përtejmes, Muhamedi a.s, që qëndronte, natën, në shpellën Hira  në meditim dhe ku i ulet fjala e parë, nga zoti, që ishte: Lexo , mëso, studijo( të tria këto fjalë , në arabisht, shqiptohen IKRA. Nga etimologjia e  kësaj, rezulton, të ketë dalë, fjala Kuran, duke përmbledhë, në vete, të   3 kuptimet e përmendura. Por, në të gjitha besimet kryesore të njerëzimit,  për mes profetëve të tyre, Zoti, pat porositur, që të lexojmë…?!!!

 Si iu përgjigj Diogjeni Aleksandrit

Thuhet se në Greqinë e lashtë, nga vendlindja e  filozofëve të lashtësisë, ekzistonin , shtylla prej guri, të ngritura lart nga toka, në majën e të cilëve, qëndronin me ditë të tëra, personalitete të ndryshme,  të  filozofisë, religjionit e artit, kuptohet, të kredhur në meditime- rreth fizikut të   kësaj bote, krijimin e saj nga Qenia Superiore dhe raportin shpirtëror të tyre, me të. Personat e tillë, ishin tepër të çmuar, për meditimin e vet Pasi që nuk leshin, ata varnin, një litar,  nga lartë poshtë shtyllës, kurse njerëzit nga toka,  për te lidhnin ushqimet e tyre…. Ndërsa, rasti i Diogjenit, që qëndronte , në fuçi, pranë një sheshi, të cilin shkoi, për ta, vizituar, Aleksandri i Madh duke i sugjeruar , se çfarë i nevojitet , për të dalë nga fuçia…. Atij si mbret, Diogjeni , iu përgjigj, prerazi: “ Të ma lironi diellin…?!” Atë herë, Aleksandri, tha : Po të mos isha Aleksandër, do të kisha dashur të jem

Diogjen…Mirëpo, bartja e kësaj kulture, në Romë, shohim të devalvojë me kalimin e kohës….Roma,  siç u tha, shënon një civilizim – qytetërim të jashtëzakonshëm, të

cilit,vërejmë, se i mungonte ana shpirtërore dhe meditimi i hershëm grek.  Në mungesë të kësaj bote, qytetërimi romak,  bazohej,  më tepër në luksin e mirëqenies, dhe argëtimit të shfrenuar,  duke e bërë atë më të vrazhdë .

Izetbegoviq, e quan qytetërimin romak  një civilizim i pakulturuar….Kjo sëmurje  e qytetërimit , në mungesë të kulturës, edukimit qytetarë, ka dominuar botën për gjatë historisë. Është interesantë, që daljes, nga ky  terr i mesjetës  i ndihmoi, shumë edhe shkëputja e disa murgjve , nga jeta brenda manastireve, ata vendosnin të bridhnin fshatrave, nga ku filluan , të arsimonin, falas turmat e gjëra fshatare. Edhe , Rilindja , e fitoi, këtë emër, kur mbi qytetërimin e atëhershëm  të kohës, dominoi,kultura dhe filozofia  greke…Zakonisht, konfrontimet rreth këtyre, pikëpamjeve, më vonë, taborrizuan   konfrontimin edhe mendimin politikë .

Politika

Sipas një definicioni, politika është një marrëveshje e qytetarëve, për të qeverisë vendin. Ajo si emër, vjen , nga fjala Polis, që do të thotë qytet, fjala është për qytetet greke që ishin shtete. Ata shquheshin, si shtete me politikë demokratike, ku udhëhiqte populli, në mënyrë krejt transparente, përmes  një kuvendi të hapur,  në të cilin, vendosej edhe prokuroria  gjyqësori etj. Si dhe  qytetet shtete, në të cilat, udhëhiqte aristokracia, të pasurit- mbreti..?!!! Duket se e gjithë shoqëria njerëzore, për gjatë gjithë historisë, është përsiatur, brenda këtyre dy formave të qeverisjes; aristokraci –monarki, republikë(demokraci)- pushteti popullor. Por ,që problemi i sunduesit dhe sundimtarit, gjithherë ka qenë problem, sepse, ai , i cili, disponon edhe me pasuri edhe me pushtet, është në pozita superiore me të sunduarin  pa pronë- pra dy me një….?!!!

Nisur nga përvojat e këqija, të te sunduarit, e atij , që ka pushtetin edhe pronën-Ka mbetur e shënuar,  se  feudalët anglezë, kur vendosën , për tu bashkuar, me qëllim , që të formojnë, një shtet të përbashkët, ata pasi debatuan mirë, se kush duhej t’i qeveriste, ranë në ujdi, që të hyjnë nën sundimin e atij, i cili do të dorëzonte tokën, sepse, ai, edhe me pronë(tokë) edhe me  pushtet si sundimtar do të ishte tepër i fuqishëm…U pranua, që për tërë Anglinë , të nënshkruhej  nga fisnikët, një që i thonë “KARTA E MADHE –MAGNUM KARTA”, ndërsa , për kryetar, u vu, fisniku Gjon, të cilit iu konfiskua  pasuria, andaj  për këtë , njihet si ,Gjoni i Pa Tokë…. Mirëpo me kalimin e kohës, ai u rebelua në pushtet , duke shkelë kontratën dhe duke u bërë diktator…?!Por ngjau që fisnikët , me një herë u organizuan, duke ia hequr kokën. Kujtimi, për këtë ngjarje , te anglezët, edhe pse kish ndodhur para disa qindra vjetësh, është tepër i freskët, dhe askush, nga pushtetarët, nuk kujtohet të përvetësojë  gjënë e përbashkët. MAGNUM KARTA, respektohet edhe sot…

Cila formë e qeverisjes na flenë neve shqiptarëve në Ulqin…?!!!

Duke shikuar krizën e vazhdueshme , rreth ushtrimit të pushtetit vendor dhe krizat partiake të brendshme , krijohet përshtypja, se ne shqiptarët, deklarohemi, për pushtet popullor, por në zemër , na flenë monarkia, dëshirojmë të jemi , të përjetshëm dhe mundësisht ta privatizojmë atë…Mungesa e organizimit të mëparshëm politik,  i cili  kryesisht, për ne shqiptarët, përjetohej si diçka i huaj , ose që ushtrohej, nga të huajt, serbo- malazezët, bënë që edhe sot, qeverisjen e kemi ,si diçka të huaj, të cilën vetëm se duam ta grabisim dhe ndihemi të  rrezikuar nga ajo. Në këtë  trajtesë, kemi vendosur, të trajtojmë disa probleme të organizimit politik por edhe atij , kulturor, të cilat, u manifestuan , gjatë vitit 2012- 2014, po dhe të disa problemeve kulturore, për të cilat kemi shprehur pikëpamjet tona kohë pas kohe.

Shkruan :Muhamet Nika