Shembet rruga Ulqin – Tivar, pritet sanimi – Video + Foto

March 10, 2014   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Magistrala-Ulcinj-BarNë magjistralen Ulqin – Tivar rrëshqitjet  e tokës në lokalitetin Kruç janë të shpeshta, ndërsa zgjidhja e vetme është betonizimi i shpatit të malit për të frenuar rënien e inerteve.

Deri tani asnjë nga autoritetet vendore nuk ka ndërhyrë për zhbllokimin e rrugës. Kjo situatë u krijua që prej një viti, ndërkohë që ende deri sot nuk u zhbllokua ky problem si pasojë e rrugës që vazhdon të rrëshqasë.

E ndërtuar që në vitin 1970 – 1971 ky aks rrugor me pamje dhe parametra bashkohore, erozioni që ndodhi para një viti, kerkon të sanohet sa më parë. Situata në këtë rrugë është alarmante, siç shihet në këto fotografi të marra nga platforma e rrugës në shpatin e fshatit Kruç.

Ndërkohë kalimi i automjeteve bëhet vetëm në njëren korsi, me frikën se një zbrazëti mund t’i përpijë nga momenti në moment gjat rrëshqitjes  së tokës.

Sipas direkcionit  për komunikacion të Malit të Zi, që janë kompetentë për miqrëmbajtjen e rrugëve shtetërore dhe mbarvajtjen e trafikut, rekomandojnë për kujdes më të madh, në segmentin rrugorë Tivar – Kruç – Ulqin, dhe sipas ekspertëve të rrugëve i vetmi spjegim që kanë dhënë deri sot është se do të ndërhyjn në punime kur dokumentacioni për sanimin e rrugës të bëhet gati./ Lajme nga Ulqini/

YouTube Preview Image

Foto: Vijesti, Pobjeda, Ismet Karamanaga