Nimanbegu: Ligji per simbolet kombëtare është më i mirë se ekzistuesi

March 12, 2014   | Shtypi / Mediji

Genci NimanbeguNimanbegu – Ligji i propozuar mbi simbolet më i mirë se ai ekzistues

Ligji i propozuar mbi përdorimin e simboleve nacionale është më i mirë se ai ekzistues, por nuk janë respektuar sugjerimet e këshillave nacionale, ka thënë deputetit i Forcës, Genci Nimanbegu. Propozimligji mbi përdorimin e simboleve nacionale, që e ka përgatitur Ministria për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, gjendet në procedurë kuvendore. Është paraparë përdorimi i lirshëm i simboleve nacionale në hapësirat zyrtare të Qeverisjes lokale në të cilat përfaqësuesit e pakicave përbëjnë shumicën dhe atje ku përbëjnë më tepër se 15 për qind të popullatës. Nimanbegu ka thënë se nuk është mirë që të caktohet kufizimi 15 për qind i përfaqësimit të pakicave për përdorimin e simboleve nacionale në njësitë e Qeverisjeve lokale. Gjithashtu vërejtje kryesore e jona ishte që të obligohen institucionet në nivel lokal, gjykatat dhe shkollat, për vendosjen e simboleve nacionale të pakicave që jetojnë në atë zonë, gjë që nuk është futur në propozim ligj, ka theksuar Nimanbegu.

TVCG