Pakënaqësia e shqiptarëve me partitë e veta dhe formimi i faktorit plus

March 13, 2014   | Opinione

Shkruan,Muhamet Nika

 (fejton për nderë të demonstratave të diasporës në Vashington me rastin e vizitës së Gjukanoviqit atje…..)

Me qëllim të hyrjes , më tutje në  historinë e këtij rrëfimi- të pakënaqësisë së shqiptarëve dhe ndodhive, pas ngjarjeve të rëndësishme që ndodhën nga viti 1990-95,  do përmendur me rend të tjerat, që ndodhën  më vonë, nga viti, 1995-2006 . Të gjitha këta , kanë ndikuar në mikro e makro plan të kompozimit politik shqiptar në  Mal të  Zi….

Foto; Protestat shqiptare në Ulqin – para komunes, kundër dhunës në Kosovë, më 8.3 1998...

Foto; Protestat shqiptare në Ulqin – para komunes, kundër dhunës në Kosovë, më 8.3 1998…

Në, këtë kohë, si rezultat i dobësive të brendshme- sidomos, mosrespektimi i politikës statutare për zgjedhjet e   brendshme partiake, pastaj shterpësia në zgjedhjen e njëmendtë të çështjes shqiptare, bënë që  në  skenën politike shqiptare në Mal të Zi,  të integrohet edhe faktori i tretë ,( diaspora shqiptare, sektori joqeveritar  intelektualët dhe  zyrtarë amerikanë…)

Tjetër, gjithashtu përfundimi i luftës së fundit në Kosovë krijoi hapësirë të njëmendtë për mendim ndryshe dhe për përhapjen e një fruthi pluralist  të vonuar i cili për arsye të  luftës pengoi mendimin ndryshe…. Kuvendet zgjedhore në partinë më të madhe ( LD në MZ) nuk mbaheshin, gjoja si rezultat i situatës kombëtare në Shqipëri e  në Kosovë ?!!!…Në anën tjetër, harrohej që partitë ,qoftë në Kosovë ,qoftë në Shqipëri, rregullisht i mbanin kuvendet e veta zgjedhore. Pa marrë parasysh trazirat e mundshme atje?! Në këtë kohë, ka mundësi të ngjiste që edhe po të kërkoje mbajtjen e  kuvendeve zgjedhore të shpalleshe ,si ” Armik i popullit dhe i shitur..”  Kjo pikëpamje,

për kohën ishte aq bindëse sa që edhe kryetari i atëhershëm i Artclubit,fjala bie,  mos mbajtjen e Kuvendit të Shoqatës së Artistëve , në Ulqin, e arsyetonte sipas kësaj logjik- pra me situatën e vështirë në Kosovë e Shqipëri.?!Intervista iu dhaHaxhi Shabanit, për Televizionin Shtetror të Podgorcës.

Si duket , kjo amulli , në mosrespektim të statutit, tolerohej edhe nga partia në pushtet…, arsyet janë të shumta, duke filluar nga imixhi demokratik që fitonte para botës, duke i treguar  asaj, se shqiptarët, edhe pse  nuk janë në gjendje të respektojnë statutin…, shteti, megjithatë e kultivon zhvillimin pluralist  në mesin e  tyre;  dhe se kjo tregon që edhe Evropa,  nuk mund  të insistojë që atyre tu besohen, kompetenca tepër të mëdha ligjore në qeverisje, sipas standardeve të përparuara ngase janë të papjekur e të prapambetur…?! Andaj po tu jepeshin kompetenca të mëdha ligjore, ata do t’i keqpërdornin, duke i privatizuar, për hesape të veta partiake e private dhe do të prishnin sistemin qeverisës të së mirës së përgjithshme, në tërë shtetin e  Malit  të  Zi… Kështu ,  nga viti 1990 e këtej , është e evidentuar që qeveria, vetëm një herë, ka insistuar, që partitë të dëshmohen e të riregjistrohen përsëri, në mënyrë që të fitojnë të drejtën për të kërkuar, legjitimitet zgjedhor, para popullit… Unë, për të dëshmuar , këtë që ndodh,, po shtoj, se në Ulqin , ka ndodhur , të shpenzohet, buxheti i një viti të tërë, pa u miratuar fare  në kuvend, dhe kuptohet pastaj pa iu bërë fare as  llogaria përfundimtare, brenda  viti kalendarik,( si ai i vitit 2006), dhe kjo, pa i hipur, ferrë në këmbë askujt dhe as pa u kollë kush…??!!! Ose që në mënyrë krejt të paligjshme, sipërfaqe të

tëra ,tokash(20 miljon metra katror) po dhe sipërfaqe të objekteve të përkohshme në tërë komunën, gjatë tërë kohës u dhanë kokë në vete, si “në kohën e Lara Klosit”….,  pa program të miratuar në kuvend,  dhe pa konkurs publik edhe pse , ligji parasheh diçka krejt ndryshe…..E gjithë kjo na shtynë të mendojmë përse shteti me ne, është vallë, kaq dorëlëshuar e zemër gjerë?!

                               Viti 1994-1995-1996

Koha e tmerrit e humbjes së logjikës së shëndoshë, të shtetit ndaj shqiptarëve, siç përmendëm, bënte që shumë ngjarje të skenës politike malazeze  të reflektonin në përditshmërinë shqiptare..Andaj për të kuptuar rrethanat, më poshtë do të veçojmë ngjarjet më dramatike, të cilat lanë gjurmë gjatë viteve të cekura.

Duke pasur  parasysh se viti 1994, ishte vit lufte, që kish përfshi vendin, ai  kuptohet se reflektohet për të keq në jetën qytetare. Këtu, duhet veçuar, represionin policor që u manifestua gjatë bastisjeve në dyqanet hoteliere që ofronin muzikë shqip (shtator,1994) në Ulqin; Pastaj si rezultat i  këtij terrorit shtetëror, së rish u aktivizua kërkesa e Malësisë për themelimin e Komunës së Tuzit … Kërkesa paraqet një moment të ri të skenës politike shqiptare në Mal të ZI (1994)…. Gjithashtu, po në këtë kohë , shohim se për herë të parë,Stejd Departamenti  Amerikan, publikisht ,konstaton në raportin e vet vjetor shkeljen  e  të drejtave të popullatës jo- sllave në Mal të Zi (1995)….,

kurse nga kjo kohë , në Krajë,  u zhvillua aksioni policor i bastisjeve të mbi 10 shtëpive për armëmbajtje pa leje(1995)…..Dhe për fund, Millo Gjukanoviq  zgjidhet president i Malit të Zi duke mundur rivalin Bullatoviq(19969) të dëshmuar si pro serb dhe antishqiptarë; politikën e Gjukanoviqit, me të madhe e përkrahen shqiptarët , të cilët edhe vendosen për fitoren e tij.

Viti 1997-1998-1999

Opozita demokratike, bashkë me krahun e reformuar të partisë së Gjukanoviqit, nënshkruajnë  marrëveshjen për minimumin e parimeve demokratike(1997). Kjo marrëveshje u siguronte shqiptarëve një minimum të demokracisë , por nga ajo kohë, partia e DPS-it , asnjëherë tjetër deri sot nuk u ul më për të biseduar me partitë tjera, po edhe shqiptare për avansim të te drejtave  të popujve pakicë, kjo edhe ka luhatur shumë pozitat e kësaj partie te shqiptarët.

Në Ulqin, për herë të parë, zhvillohen protestat, kundër dhunës në Kosovë- protesta bëhet nën sigurimin dhe rojën e policisë; e gjithë , kjo paraqet rastin e parë që policia mbron protestuesit shqiptarë, në protestën e paralajmëruar ndaj politikës serbe…; në protestë folën për herë të parë edhe pjesëtarë të partisë së socialistëve- shqiptarë që ishin në partinë e z.Gjukanoviq(1998), por edhe  një pjesëtar i  kombësisë  malazeze…