Draga: Dialogu vlerë e demokracisë

March 14, 2014   | Kulturë / Kultura

NAIL-DRAGA-ULQINDiksursi sociopolitik

Në përditshmërinë tonë shoqërore  të gjithë jemi dëshmitarë se mungon dialogu  brenda ne shqiptarëve  për të zgjidhur çështjet kontestuese të cilat  janë të pranishme edhe në pluralizëm, sepse të individët udhëheqës dominon egoizmi, liderizmi  e atavizmi politik, duke përdorur mjetet makiaveliste për qellime personale  ku shqiptarët në Mal të Zi janë  shëmbull tipik i kësaj dukurie  

 

Dr.Nail  Draga

Në mjediset pa përvojë politike dhe emancipim  shoqëror jo rrallë ndodhin dukuri të cilat nuk kanë të bëjnë fare më realitetin shoqëror, sepse   nuk janë të mbeshtetura në realizëm por në iluzione, dhe si të tilla janë të prirura të dështojnë. Bartës të dukurive të tilla janë individët e ndryshëm  me komplekse personale të cilëve iu mungon doza e realizmit, por jetojnë me iluzione, duke përdorur mjetet makiaveliste për t ia arritur qellimit të tyre personal.

Ndonse çdo kush  duhet ta dijë peshën  e vet, qoftë personale apo profesionale, në deklarime publike ndodh që të ata të  prezantohen në formë manipuluese për qellime të caktuara. Dhe demagogjia e tillë, për një moment dhe mund të ketë sukses, por me kalimin e kohës çdo gjë bëhët transparente, sepse ka kaluar koha e mashtrimeve ordinere.Një dukuri e tillë tek ne shqiptarët është e pranishme sidomos gjatë fushatave zgjedhore, ku nuk gjinden mjete për të realizuar qellimet e veta, që është dukuri e indvidëve egoist dhe të bajraktarizmit, që është më pasoja të vazhdueshme për shqiptarët në Mal të Zi.

Dialogu  që na mungon

Nëse mungesa e dialogut në të kaluarën kishte të bënte me strukturën e sistemit e cila e kishte të ndaluar mendimin ndryshe, sepse çdo gjë realizohej nga koncepti parti-shtet, në pluralizëm më rastin e legalizimit të tij, në ketë  aspekt kemi një vendnumrim. Një veprim i tillë shpjegohet më faktin se strukturat udhëheqëse në pluralizëm vijnë të indoktrinuara nga sistemi i kaluar dhe se e kanë të vështirë të transformohen sepse edukimi ishte i tillë. Nëse këtij konstatimi i shtojmë mungesën e përvojës, egoizmin dhe atavizmin politik del qartë pse mungon dialogu i mirëfilltë që dëshmohet në mënyrë transparente si në partitë politike apo në strukturat e  qeverisjeve lokale e ato shtetërore.

Por, nëse ne të kaluarën ka munguar kulturua e dialogut, pas dy dekadave në pluralizëm mungesa e tillë nuk arsyetohet më asgjë. Nuk ka dilemë së një veprim i tillë dëshmon  mungesen e vullnetit për të debatuar për çështje të cilat janë në favor të avancimit të  çështjeve shoqërore të çdo mjedisi apo populli në vendin përkatës. Dhe nga  një qendrim i tillë  qytetarët apo komunitetet e ndryshme kanë mbetur peng të individëve apo klaneve të ndryshme. Nga një veprim i tillë kemi të pranishëm kulturën e bojkotit, pra të kundërdialogut dukuri kjo që është bërë shqetësuese sepse  nuk është në favor të zgjidhjes së problemeve, por është e kundërta madje edhe të kamuflimit të tyre.

Në sajë të egoizmit dhe sëmundjës së  liderizmit  individ të ndryshëm janë të prirur jo për tu marrë vesh, por e kundërta, kanë aftësi të arrihet deri të  mosmarrveshja. Dhe një veprim i tillë nga invid përkatës cilësohet madje si e “arritur” e momentit, pavarësisht se pasojat janë të pashmangshme si për individin apo subjektin përkatës. Në ketë aspekt në skenën politike të shqiptarëve në Mal të Zi, kemi shembuj të shumtë dhe më pasoja për shqiptarët në ketë mjedis.

Mungesa e parimeve

Nga përvoja e këtyre viteve  të pluralizmit politik, del qartë se kemi të bëjmë me komplekset e udhëheqësve  tanë politik, të cilët thënë troç i frikohen dialogut brenda shqiptarëve.Dhe një veprim i tillë destruktiv nuk ka si të shpjegohet  ndryshe, përveç se  me kompleksin e bajraktarizmit  jo vetëm në kuadër të subjektit të cilin e përfaqësojnë  por edhe të terë shqiptarëve në Mal të Zi.

Kujtojmë me ketë rast Konferencën më temë “Çështja Shqiptare në Mal të Zi”e mbajtur në Uashington më 24-25 qershor të vitit 2003, organizuar nga KKSHA, ku ndonëse subjeket politike nacionale shqiptare që morën pjesë(UDSH, LDMZ dhe PPD) të cilat ishin në një koalicion republikan më emërtimin “Shqiptarët bashkë”, ndonëse premtuan së do të hartojnë një platformë të përbashkët për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi, një ide e tillë mbeti në letër pa u realizuar.

Rasti i fundit është  mosmarrëveshja në mes subjeketëve nacionale shqiptare (madje edhe me ndërmjetësim) për hartimin e një liste të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi (tetor 2012), është shëmbull klasik i një konstatimi të tillë, ku nga tre deputet të mundshëm me listën e përbashkët, ndaras u fituan vetëm dy deputet(!?).

Problemi fillimisht ishte subjektiv  e kishte të bente me renditjen e subjekteve politike në listën zgjedhore, pa peshuar me realizëm numrin e votave që kishte më parë apo që mund ti fitonte çdo subjekt, në këto zgjedhje. Nga qendrimi refuzues doli qartë se nuk kishte mundësi realizimi i një marrëveshje parazgjedhore, sepse nëse ajo do të arrihej subjektet përkatëse do të ishin të obliguara të pakten në mënyrë deklarative ta respektonin ate.

Dhe një veprim të tillë nuk kemi si ta quajmë ndryshe por mungesë të parimeve, sepse në rend të parë u hetuan  interesat personale e ato klanore se sa ato kombëtare, që u dëshmu mënjëher pas zgjedhjeve. Pasi shqiptarët nuk arrijnë dot të realizojnë një dialog brenda vet subjekteve të tyre është e kotë  të pritet realizimi i dialogut me pushtetin-Qeverinë  e Malit të Zi.

Kompromisi i domosdoshëm

Është  e njohur se për dialog nevojitën dy palë, ndërsa për debat edhe më shumë, por, si për njërën dhe tjetrin patjetër  nevojitet  vullnet qoftë ai shoqëror apo politik, i mbeshtetur nga të dy palët. Ndërsa, bojkotimi nga  njëra palë bën që dialogu të jetë  i pamundur, dhe si i tillë i dështuar, ku shëmbuj të tillë kemi kudo.

Në kuadër të dialogut ekziston kompromisi si domosdoshmëri, sepse ata të cilët nuk janë për kompromise, nga fillimi janë të orientuar për dështimin e tij.Vetëm kompromiset sjellin rezultate që do të jenë në favor të dy apo më shumë palëve, pra të mirës së përbashkët. Në sajë të dialogut dhe kompromisit, palët shprehin në praktikë së janë për zgjidhje të çështjeve kontestuese, duke treguar edhe vetëdije  emancipuese.

Kur  askushi mendon se bëhët dikushi

Përvoja disa vjeçare e periudhës së pluralizmit ka ndikuar që edhe qytetari  i zakonshëm shumë çka ta ketë të qartë, si në organizimin politik por  edhe në funksionimin  e pushtetit. Madje e them pa hezitim se pluralizmi ka sjellë një  pozitivitet  sepse ka  bërë xhveshjen totale  të disa personave të cilët aksidentalisht janë angazhuar në politikë. Madje është për të ardhur keq së vlerat morale  kanë rënë në nivelin më të ulët. Dhe s ka se si të jetë ndryshe, kur individë matrapaz apo medioker  duan të shesin  moral, bën qe edhe qytetarët e zakonshëm të humbin besimin edhe në njerëz më vlera personale dhe profesionale.

Pikërisht në kohëra të tilla ku nuk kemi politikë dhe struktura te konsoliduara, individ të ndryshëm  arrijnë të bëjnë karierë duke depertuar  në pozita të ndryshme, qoftë në nivel lokal apo ate qendror. Andaj nuk është e tepërt të thuhet se vetëm në politikë askushi mendon së është bërë dikushi. Dhe një qasje e tillë për fat të keq në shumë raste ka qenë e suksesshme, sepse individ të ndryshëm nuk kanë zgjedhur mjete për ti’a arritur qellimit, ku për një kohë edhe kanë pasur sukses, sepse te tillët janë edhe me të pranueshëm për pushtetin, e për sa kohë është çështje tjetër.

 

Dhjetor 2013