Kopeshti “Lulishtja e dritave” u mbiquajt “Xixellonjat” Ulqin – Video

March 14, 2014   | Reportazh / Reportaža

Kopeshti-Xixellonjat-UlqinSot, e enjte me 13.03.2014 u be inaugurimi i objektit te ri te kopeshtit te femijeve prane KBI ne Ulqin. Kopeshti i cili mbante emrin “Lulishtja e dritave” u mbiquajt “Xixellonjat” dhe gjendet ne rrugen Vaso Spasojeviq ndersa inaugurimi u be ne prani te reisit te Bashkesise islame ne Mal te Zi z. Rifat ef. Fejziq, kryesise se KBI ne Ulqin si dhe shume personaliteteve nga jeta kulturore e fetare ne vend dhe poashtu ne prani te prinderve te femijeve te cilet me kete rast pergatiten nje program te shkelqyer.

Kopeshti-Xixellonjat-Ulqin-1

Fillimisht pas pershendetjes se rastit nga edukatorja e kopeshtit Suela Dibra-Kaca, fjalen e mori vete reisi i cili theksoi rolin e kopeshtit te femijeve dhe edukimin e tyre si garantin e vetem te egzistimit te islamit per gjeneratat e ardhshme.

Kopeshti i femijeve sot eshte Bashkesia islame e neserme. Pas 20 apo 30 viteve keta femije do te jene udheheqesit e ketij qyteti dhe eshte e rendesishme te edukohen drejt. Kemi mbijetuar sisteme ne te cilat vetem ideja e ketij projekti qe inaugurojme sot ketu ishte inkriminuese. Ne Kosove kur njerezit burgoseshin sepse kishin ide kombetare, Medreseja Alauddin ishte qendra e organizimit te levizjes per pavaresi te Kosoves. Bashkesia islame ne te gjitha trojet tona, edhe perkunder deshirave dhe punes se palodhur te individeve dhe grupeve te cilat punojne per shkaterrimin e saj, eshte institucioni i vetem i cili gjithhere eshte dhe do te jete prane popullit dhe ne te mire te tij.

Kopeshti-Xixellonjat-Ulqin-2

Prandaj, thras te gjithe ata te cilet punojne kunder Bashkesise islame per interesa personale, qe te ndalen nga ato aktivitete te cilet jane ne kundershtim me islamin dhe traditen tuaj shqiptare – tha mes te tjerash reisi i Bashkesise islame ne Mal te Zi z. Rifat ef. Fejziq. Ai gjithashtu uroi xixellonjat qe te kene pune sa me te mbare dhe te jene pishtare ndricues ne jeten e tyre, jeten e komshinjve te tyre, qytetit te tyre.

Me pas femijet e kopeshtit Xixellonjat performuan me ilahi e recitime te bukura te pergatitura nen kujdesin e edukatoreve te shkelqyera Suela Dibra-Kaca dhe Albina Demiri. Kopeshti “Xixellonjat” eshte i vetmi kopesht i cili punon ne kuader te Keshillit te Bashkesise islame ne Ulqin dhe perkujdesi i KBI ne Ulqin per kete pjese te misionit te vet ne edukimin e brezave te ardhshem eshte ne rritje e siper.

Kopeshti-Xixellonjat-Ulqin-3

Pas koktejit te organizuar per kete rast, reisi Fejziq vizitoi dhe uroi kryetarin e ri te komunes se Ulqinit z. Fatmir Gjeken per pune sa me te mbare gjete qeverisjes se tij me shpresen se bashkepunimi me institucionet e Bashkesise islame te thellohet edhe me tej ne te mire te te gjithe qytetareve.

 

Islam-Ul.com

YouTube Preview Image