Kryetari i Komunës së Ulqinit Gjeka priti në takim Reisin Rifat Fejziq

March 14, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Fatmir-Gjeka-Rifat-FejziqKryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka priti në takim Reisin e Bashkësisë islame në Mal të Zi Rifat Fejziq

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka priti sot në takim Reisin e Bashkësisë islame në Mal të Zi z. Rifat Fejziq me bashkpuntorë.

Gjatë vizitës Reisi shprehu kënaqsinë me bashkpunimin e deritashëm me Komunën e Ulqinit dhe shprehu gadishmërinë që ajo të vazhdohet dhe të intensifikohet në të ardhmen.
Është dakorduar që në mbledhjen e ardhshme të kuvendit komunal të bihet vendimi mbi lirimin prej komunalive për Medresën e grave në Fushën e Ulqinit.

Kryetari Fatmir Gjeka shprehu gadishmërinë për zgjedhjen e të gjithë nevojave dhe prioriteteve të cilat Bashkësia islame i ka identifikuar për realizim në Komunën e Ulqinit në periudhën e ardhshme, para së gjithash për krijimin e parakushteve për ndërtimin e xhamisë në Shtoj dhe në Fushë të Ulqinit. Është dakordua që në ditët në vijim të vazhdohen bisedat rreth detajeve dhe mënyrës së realizimit të këtyre projekteve.

Komuna Ulqinit