OT e Ulqinit ne Panair te Rumanis (Bukuresht) 2014 TTR

March 14, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

OT e Ulqinit ne Panair e Rumanis (Bukuresht)Bukureshti 2014

Organizata Turistike e Ulqinit për të parën herë merr pjesë në panairin e Bukureshtit TTR i cili mbahet prej 13 deri me 16 mars. Në stendën e përbashkët marrin pjesë organizatat e Herceg Novit, Ulqinit, Tivarit dhe Budvës. Sa është i rëndësishëm ky panair tregojnë edhe të dhënat se deri në fund priten rreth 30.000 vizitues, kurse në panair janë prezent 270 ekspozues nga 30 vende të ndryshme. Ditën e pare stendën tone e ka vizituar edhe ambasodori i Malit të Zi ne Rumani Milan Baboviq.

OT e Ulqinit ne Panair e Rumanis (Bukuresht) -1

Sektoret kryesor të ekspozuesve të këtij panairi përfshijnë: Organizatat Nacionale, agjensite turistike, organizator të udhëtimeve, avio kompani, shoqëri të sigurimit, hotele, institucione kulturore, muzeje dhe dhe organizator të kongreseve.

Organizata Turistike e ka prezentuar qytetin si destinacion atraktiv për kalimin e pushimeve me anë të materijalit te ri promovues. Shumë agjensi nga Rumania janë të intersuara për të bashkëpunuar me Ulqin duke marrë parasysh edhe faktin që për të parën herë jemi prezent në këtë panair. Poashtu edhe shumë agjensi në katalogjet e tyre shesin kapacitet e akomodimeve në Mal të Zi. Ato janë: „Your holiday” „Interra” „Paralela 45″, „Karpaten”, „Filadelfija”, „Z-Tour”, „Exim Tour”, „Omnia tourism”, „Christian Tour”.

Rumunet më së shumti udhëtojnë në mënyrë individuale dhe më tepër janë të interesuar për çmimet në akomodimet private, si dhe për aktivitetet me të cilat mund të merren gjatë qëndrimit të tyre, kurse në vitin 2013 në Ulqin rumunet kanë realizuar 7.926 fjetje.

OT e Ulqinit ne Panair e Rumanis (Bukuresht)-2

Dy ditet e para të panairit janë të parashikuara për vizita pune kurse dy ditët tjera për publikun. Gjatë fundjavës pritet një numër më i madh i vizitorëve dhe pritet të ketë interesim edhe për Ulqinin.

Shërbimi i OT Ulqin

YouTube Preview Image