Dita e Mësuesit pa mësues nga Rexhep Lleshi

March 15, 2014   | Shtypi / Mediji

Rexhep LleshiNga Kronika e arsimit të Shtetit Amë, Shqipërisë, u shkëput 7 Marsi, data e hapjes së shkollës parë shqipe, për tu shenuar si Dita e Mësuesit. Me vurjen e pluralizmit, ajo ditë filloi të shenohet edhe në trevat tjera shqipfolëse, po edhe në Mal të Zi, në vendet ku jetojnë shqiptarët. Në fillim pati vështirësi organizimi për shkak polarizimi të faktorëve të brendshëm partiak, të cilatë në ndërkohë u përballuan.

Me themelimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve i cili u vue në rrolin e ”kujdestarit të mësuesit”, u duk sikur pyetja e shenimit të kësaj date u zgjodh mirë, në favor të mësuesit. Ashtu, shenimi i saj vazhdoi në mënyrë modeste e të hijëshme, duke u tubuar të gjithë mësuesit në një vend pa dallim përkatsie tepër të shkallëzuar politike dhe pa shpenzime të mëdha materiale për organizuesin. Aty bëhej takimi, flitej falenderimi dhe jepej përurimi përsonelitetit të mësuesit për angazhim, mund, dije dhe sakrificë të tij, të treguar në vite e dekada, në vendet më të largëta banimi, kushte të vështira jete e rrethana të egra pune.

Në vitin vijues, këtu, 7 Marsi u zbe për faktin që aktori i tij, mësuesi, u la pa u përfshie në festë. Do ishte kënaqësi e rrallë, por e madhe, për të gjithë mësimdhënësit, veteran e fillestarë, që në rastin solemn tu gjindëshin bashkë po në atë vend ku synoi ”kujdestari”, ambijentin e njerëzve shkollëdashës të Krajës, Institucionin arsimor-edukativ, Shkollën fillore ”Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, për të shikuar e parë lidhëshmerinë e pandarë të punës shkollore, teori – praktikë, të dakorduar nga kryepunëtori i arsimit vendas, menaxheri magjistar i punës, drejtori Beqir Berjashi i cili krejt mençurinë dhe ideshmerinë e ”arsimtarit” ia kushtoi shkollës.

Por, për çudi, ngjau e kundërta e asaj pritje të arsyeshme, andaj ajo festë e mësuesit pa mësuesin, kaloi sikur ”dasma pa dasmorë”. U bë ashtu, jo që ndryshoi mësuesi, por nga vetë organizuesi, KNSh i cili në këtë ditë, gjëja për të bërë risi, planifikoi punë tjera, me vite të pazgjedhura, në kompetanca të organeve më të larta shtetrore. Vurja në rend dite të mbledhjes solemne të këtij organi, madje dhe pyetjes grandioze, origjinal: ”Prijedlog Zakona o izmijenama i dopunama Zakona o izboru odbornika i poslanika Crne Gore”, siç mëson Ul – Online, më 10. 3. 2014. dëshmon faktin që këshilltarët shqiptar, për ”hallet e veta” dijnë të mendojnë serbisht respektivisht malazezçe, ndërsa mësuesin, nga larg, ta ”falin me shëndet” në shqip. Në këte rast e për mençuri të aso ”teleurimi”, shtrohet pyetja se u kërkuan, u fituan e u shpenzuan para në emër të kësaj dite madhore të arsimit shqip dhe aktorit të saj, mësuesit?

Për mosorganizim adekuat, qoftë edhe tubim simbolik, të festes së tij, mësuesi s’duhet të fajsojë askend, sepse nuk ia ka kush borxh, e as KNSh, anëtarët e të cilit kryesisht janë politikan apo të donjë profili tjetër të afërm me te e jo mësues.

Në qoftë se ky organ vërtetë nuk mundet ose nuk dëshiron të veproi si më parë, të merret me mësusesin dhe festen e tij ashtu si e meriton, do ishte me vend të bëjë njoftim publik me kohë, në mënyrë që mësuesi mos të rrij në pritje festimi nga të tjerët dhe askush mos të krenohen me pendllat e tij.

Brajshë, 15. 3. 2014. 

                                                                Rexhep Lleshi

                                                                                                 Brajshë – Ulqin