Muzeumi Etnografik i Malësisë në rrezik ta shkyçin nga rrjeti i energjisë elektrike – Video

March 15, 2014   | Rajoni / Region

Muzeumi Etnografik i MalësisëMë datën 10.03.2014 Muzeumit Etnografik, të vetëm në Malësi, të pronarit Shtjefën Ivezaj, për shkak të pa mundësisë që të paguaj borxhin për energjinë elektrike, iu ndërpre rryma.

Mirëpo mbas intervenimit nga pushteti lokal në Tuz, iu lëshua rryma vetëm për një javë.

Kështu Shtjefën Ivezaj me bashkëshorten e vet Gjystën, të cilët shtëpinë e vet e shndërruan në muze, së shpejti mund te mbeten përsëri ne terr për shkak të pa mundësisë që ta shlyejnë borxhin.

Albert Camaj

Portali MALESIA.ORG

Shikoni videon të inçizuar nga vet Shtjefni gjatë shkëputjes  së rrymës elektrike.