Ofertat e perbashketa turistike mes Shqiperise e Malit te Zi – Video

March 15, 2014   | Rajoni / Region
Fondi Shqiptar i Zhvillimit në ShkodërFondi Shqiptar i Zhvillimit në Shkodër,prezantohet projekti mbi turizmin me Malin e Zi

Fondi Shqiptar i Zhvillimit prezantoi ne Shkoder nisjen e zbatimit te projektit “Monteal”, i cili do te promovoje zhvillimit e turizmit dhe ekonomise lokale permes krijimit te ofertave te perbashketa turistike dhe infrastruktures se permiresuar mes Shqiperise e Malit te Zi.

Ky projekt financohet nga programi nderkufitar IPA dhe do te kete nje koheshtrirje prej 16 muajsh. I pranishem ne kete takim zv/ministri i Turizmit dhe Zhvillimit Urban, Alfred Dalipi, u ndal tek impakti qe kane te tilla nisma per zonat malore, duke garantuar mbeshtetje nga ana e qeverise per kete sektor.

Drejtori ekzekutiv i Fondit Shqiptar te Zhvillimit, Benet Beci, theksoi se ky eshte vetem nje element i nderhyrjes se integruar qe po merr FSHZH ne kuader te planit per zhvillimin e Alpeve.

Per nje implementim te suksesshem te ketij projekti, partneret zbatues do te bashkepunojne me komunat e Kelmendit dhe Shkrelit, Bashkine e Plaves, Andrijevices dhe Beranes.

Ora News
YouTube Preview Image