Priten protesta masive nga shqiptarët e Malit të Zi në SHBA

March 15, 2014   | Ngjarjet - Events

priten-protesta-vashingtonShqiptarët që jetojnë në Amerikë, përfshirë dhe komunitetin e madh shqiptarë me origjinë nga Mali i Zi, kanë bërë thirje për protesta masive me rastin e vizitës zyrtare të kryeministrit malazez Milo Gjukanoviq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arsyeja e thirjes për protesta masive është shkelja e të drejtave të njeriut dhe atyre kombëtare që është duke i bërë Mali I Zi ndaj shqiptarëve.

“ Shqiptarët etnikë me origjinë nga territoret e Malit të Zi, të bashkuar si kurrë më parë, me punë dhe aktivitetet në Shtetet e Bashkuara, me rastin e vizitës së kryeministrit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç, bëjnë thirrje publike për pjesëmarrje masive në demonstratat në Uashington DC, 19 mars të vitit 2014. Demonstrata do të mbahet para Kongresit të SHBA dhe Ambasadës së Republikës së Malit të Zi në Uashington DC “, thuhet në njoftimin e shumë shoqatave shqiptare që mbeshtesin protestën massive, transmeton RTK.

Ata kanë bërë thirje që shqiptarët nga të gjitha trojet etnike të mbështesin protestën dhe të marrin pjesë.

“ Ne ftojmë të gjithë komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Këshillin Shqiptaro-Amerikan,shoqërinë Pan – Shqiptare , ” Vatra “, ” Rrënjët Shqiptare ” , dhe të gjitha subjektet dhe asociacionet me origjinë nga zonat etnike shqiptare që operojnë në Shtetet e Bashkuara, për të mbështetur demonstratën, në solidaritet me vëllezërit dhe bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Mal të Zi “, thekson njoftimi.

Këto demonstrata paqësore që kanë për qëllim për të ngritur zërin e saj kundër politikës diskriminuese të autoriteteve malazeze ndaj bashkatdhetarëve tanë .

“Është koha që shteti i Malit të Zi thotë ” STOP ” politikës së dyfishtë kundër shqiptarëve .Është koha për të ndaluar integrimin e Malit të Zi në institucioneve ndërkombëtare, për të ndaluar negociatat me BE-në , për aq kohë sa nuk i përmirësojnë marrëdhëniet ndaj popullit shqiptar në Mal të Zi .Është koha që ne shqiptarët autoktonë të Malit të Zi , me fuqinë e arsyes,të kërkojmë dhënien e të gjitha të drejtave në bazë të Konventave të botës demokratike “, përfunon njoftimi.

shoqatat_shqiptare_ne_Amerike

Thirrja për pjesëmarrje masive është bërë nga shoqatat dhe organizatat e mëposhtme :

” Ana e Malit ” në Nju Jork, ” Ded Gjon Luli ” New York, Fondacioni ” Dom Simon Filipaj ” New York, Fondacioni ” Plavë – ” New York, Fondi Bamirës ” Malësia ” New York, Shoqëria patriotike ” Malësia e Madhe ” Detroit.

Gazeta Express