Refugjatët Kosovarë në Mal të Zi, kërkojnë të kthehen në Kosovë

March 15, 2014   | Shtypi / Mediji

Refugjatët Kosovarë në Mal të ZiDisa familje refugjatësh nga Kosova që jetojnë në Mal të Zi janë gati që të kthehen në shtëpi nëse autoritetet e Kosovës dhe Malit të Zi mund t’u ndihmojnë që ata të kthehen, njofton ministri.

Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale i Malit të Zii, Predrag Boshkoviq, tha të enjten se së më së paku 108 familje kryesisht nga rrethi i Pejës, Gjakovës dhe Klinës, kanë shprehur dëshirën që të kthehen në Kosovë në vitin 2014 nëse autoritetet e Kosovës dhe të Malit të Zi ofrojnë kushtet adekuate për kthimin e tyre.

Boshkoviq thekson gatishmërinë e qeverisë malazeze për të ofruar mbështetje financiare për të kthyerit në kuptim të blerjes së tokave për ata në Kosovë.

“Personat e zhvendosur mund të zgjedhin vendbanimin e tyre në Kosovë; nuk është e thënë të jetë në vendin ku rrinin më parë. Ne jemi të gatshëm t’u ndihmojmë në çdo mënyrë, në socializim në territorin e Kosovës dhe madje edhe mbështetje financiare,” tha Boshkoviq.

Sipas të dhënave qeveritare, rreth 11,000 refugjatë nga Kosovëa kanë status të përkohshëm ‘të personit të brendshëm të zhvendosur’. Më se 3,000 prej tyre janë romë që jetojnë në kampin afër Podgoricës në kushte tejet të rënda.

 

Në muajin maj 2011, të dy qeveritë u pajtuan që të ndihmojnë në kthimin vullnetarë të refugjatëve të Kosovës të cilët aktualisht janë duke qëndruar në Mal të Zi.

Procesi i kthimit filloi vitin që shkoi kur 14 famije me 64 anëtarë janë kthyer në Kosovë nga Mali i Zi me ndihmën e ‘programit për strehim të plotë’ – shtëpi, grante për fillim biznesi, mobilie dhe dru për ngrohje.

Ministri Boshkoviq ka njoftuar se qeveria e Malit të Zi planifikon të ndërtojë shtëpitë për personat e zhvendosur në komunën e Nikshiqit, dhe projekte të ngjashme priten edhe në kryeqytet, gjë që do të ndihmojë në adresimin e çështjes së personave të zhvendosur që vendosin që të qëndrojnë në Mal të Zi.

Rreth 270 deri 300 banesa janë planifikuar për refugjatët nga Kosova.

Dusica Tomovic
Source: BIRN – Podgorica