Bomba ne Komune te Ulqinit – Alarm i rremë – Video

March 19, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Bomba u zgradi Opstine UlcinjSot rreth orës 09:30 minuta, në Stacionin Policor në Ulqinit, përmes telefonit policia është njoftuar për vendosjen e një bombe brenda ndërtesës së komunës së Ulqinit.

Policia menjëherë evaukoi punëtoret e komunës dhe pas kontrollit u vertetua se alarmi ishte i rremë. Është hera e tretë që një gjë e tillë përsëritet në Ulqin.

Mësohet se thirrja për vendosjen e bombës së kurdisur është bërë nga jashtë Malit të Zi. Njësiti e Policisë, Njësiti për dominim dhe njësite të tjera menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes për të verifikuar vërtetësinë e lajmit.

Por, sipas policisë, alarmi ka qenë i rremë dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet shpërthyes brenda ambienteve të Komunës së Ulqinit.

Koalicioni-Ulqinit

Për shkak të ngjarjes së sotme mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit do të mbahet në hotelin „Mediteran“. Fillimi i saj është paralajmëruar për orën 11:00.

Pas kërkimeve disa orësh në të gjitha hapësirave në objekt dhe hapësirës rreth saj, është vërtetuar se nuk ka asnjë mjet shpërthyes dhe se alarmi ishte gënjeshtër”, thuhet në komunikatën e Stacionit Policor në Ulqinit.

SPB i Ulqinit në koordinim me Prokurorin Publik punon në gjetjen e dërguesit të mesazhit, qëllimit dhe motivit të tij, pas çka pas tij do të ngrihet padia e duhur.

Për shkak të ngjarjes së sotme mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit u mbajt në hotelin „Mediteran“. Këshilltarët e Kuvendit komunal të Ulqinit kanë formuar sot Këshillin për zgjedhje dhe emërime në krye të së cilit do të jetë Xhaudet Cakuli nga Forca e Re Demokratike. Në mbledhjen e cila u mbajt në hotelin Mediteran mbas diskutimit të gjatë u miratua vetëm dhe rendi i ditës, për të cilin do të diskutohet në mbledhjen e cila do të vazhdojë të premten, në ora 10 në Sallën e madhe të komunës. Me të përveç tjerash është parashikuar që të formohen trupat tjera punuese të Parlamentit, të zgjidhen dy nënkryetar të komunës dhe anëtarët e Këshillave drejtues të ndërmarrjeve publike, si dhe të miratohet plani i rregullimit hapësinor për këtë vit.

YouTube Preview Image