Konferenca Marubi: “Projekti Marubi – model i ri i zhvillimit të turizmit”

March 19, 2014   | Turizmi / Turizam

Konferenca-Marubi-Ulqin-hotel-mediteran-Si aktivitet i rradhës, në kuadër të projektit Marubi: një model bashkëpunimi për promovimin e turizmit në mes Shkodrës dhe Ulqinit, sot, më 17 mars 2014, në dhomën konferenciale të hotelit “Mediteran” u mbajt konferenca e titulluar “Projekti Marubi – model i ri i zhvillimit të turizmit”.
Fjalimin përshëndetës mbajtën kryetari i komunës së Ulqinit – Fatmir Gjeka; kryetari i Bashkisë Shkodër – Lorenc Luka dhe përfaqësuesja e JTS programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri Mali i Zi – Violeta Camaj.
Pas kësaj u ndanë çmimet “Marubi” konkurrentëve fitues të konkursit fotografik “Thesaret e fshehura të Ulqinit” nga kryetari i Komunës së Ulqinit.

Konferenca-Marubi-Ulqin-hotel-mediteran-2
Në pjesën e parë të panelit, Arsllan Hajdinaga, koordinatori i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte pranë Komunës së Ulqinit mbajti prezantimin e titulluar “Projekti Marubi – model i ri i zhvillimit të turizmit”, ku u shpalosën aktivitetet e implementuara në kuadër të projektit Marubi, si dhe aktivitetet që pritet të implementohen në vijim.
Në vazhdim, Profesor Rade Ratkoviq ceku rëndësinë që ky projekt mund të japë në zhvillimin e turizmit dhe në valorizimin e potencialeve që Ulqini ka si qytet.

Konferenca-Marubi-Ulqin-hotel-mediteran-3
Pastaj, Profesor Maksut Haxhibrahimi mbajti prezantimin e fizibilitetit të projektit Marubi.
It ekspertët – Ardijan Mavriq dhe Vlladiimir Bokun prezantuan aplikacionin Marubi City Guide, ku njëkohësisht u cek edhe rëndësia e përdorimit të teknologjive të reja informative për promovimin e turizmit.
Gjithashtu nëpërmes LCD –së të kyçur në I-phonë të pranishmit patën shans që të shohin prezantimin praktik të aplikacionit Marubi City Guide Shkodra & Ulqini.
Në pjesën e dytë të panelit, drejtori i fototekës “Marubi” – Luçjan Bedeni prezantoi studimin e titulluar “Marubi, një italian në Shkodër” ku u zbuluan hollësi dhe kuriozitete të papara dhe të pandëgjuara deri më tani, lidhur me jetën e Pietro Marubit.
Hiç më pak interesante, pas prezantimit të Luçjan Bedenit, ishte edhe prezantimi i hulumtueses nga Instituti Historik i Malit të Zi Tatjana Koprivica, me titullin “Mali i Zi në objektivin e atelesë Marubi”, ku u cekën veprimtaria e Pietro Marubit në Mal të Zi, si dhe lidhja e tij me familjen mbretrorë të Malit të Zi, por edhe hollësi tjera që zgjuan interesim të veçantë.
Si pjesë përbërëse e konferencës, për të pranishmit, në hollin e hotelit “Mediteran”, u ekspozua një pjesë e espozitës itinerante “Reflecting ourselves, reflecting our traditions”.

 

Marubi project Shkodra Ulqini Facebook