Nimanbegu: Aksioni afirmativ të realizohet menjëherë

March 20, 2014   | Politika

genci nimanbeguNë aksionin  afirmativ në nivelin lokal po shihet vetëm përmes prizmës në zgjedhjet lokale në Podgoricë, gjë që është joprincipiele nga ana e disa subjekteve politike, deklaroi deputeti i Forcës së re demokratike , Genc Nimanbegu. Ai konsideron se aksioni afirmativ duhet të jetë i plotë, i definuar mërë dhe i realizueshëm. Nimanbegu përkujtoi se partitë të pakicave , siç tha, kanë vetëm 6 nga 81 deputet. “Ne nuk mund të jemi përgjegjës për 75 deputetët tjerë të cilët mund të jenë shumica për votimin e ligjit zgjedhor”, tha Nimanbegu. Ai gjithashtu përkujtoi se kryesia e forcës ka marr përfundim se do të ishte më së miri që aksioni afirmativ të realizohet menjëherë. Për ndryshe shefi i klubit të deputetëve të partive shqiptare, Iniciativës qytetare kroate, dhe Partisë Libe3rale në bazë të marrveshjes së më hershme prej sot do të jetë Genci Nimanbegu. Këtë funksion Nimanbegu do ta kryej deri me 20 nëntor në bazë të marrëveshjes që rendita e shefave të klubit të ndërrohet me rotacion çdo 8 muaj.

RTCG