Konkurs në trajnim për Marubi Guidë Turistike

March 21, 2014   | Shoqëria / Društvo

Konkurs në trajnim për Marubi Guidë TuristikeNjoftim
Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte pranë Komunës së Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit, në kuadër të projektit “Marubi: një model bashkëpunimi për promovimin e turizmit në mes Shkodrës dhe Ulqinit”, finansuar nga Bashkimi Evropian, shpallin:
Konkurs për seleksionimin e pjesëmarrësve në trajnim për Marubi Guidë Turistike
Objektivat e përgjithshme të Projektit Marubi janë promovimi i bashkëpunimit ndërkufitar me synim të rritjes së vlerave të përbashkëta kulturore (në veçanti “Thesarin Marubi”) dhe potencialet mjedisore të zonës së Shkodrës dhe Ulqinit. Përmirësimi i këtyre potencialeve synon të promovojë zhvillimin ekonomik në të dy anët e kufirit.
Objektivi i projektit është hartimi dhe eksperimentimi i një modeli drejtimi ndërkufitar për të promovuar begatitë turistike – kulturore dhe mjedisore.
Çfarë nënkuptojmë me Marubi Guidë Turistike?
Me termin Marubi Guidë Turistike nënkuptojmë personat të cilët janë të gatshëm dhe shprehin interesim drejt prezantimit të fushave të cilat u implementuan në kuadër të projektit Marubi.
Gjithashtu me Marubi Guidë Turistike nënkuptojmë një person që posedon kreativitet dhe amibicie në drejtim të zgjerimit të mëtejshëm të ofertave të lartëpërmendura, duke e kombinuar trashëgiminë kulturore, begatinë natyrore si dhe traditat autoktone në një produkt komplementar i cili në fund jep një ofertë atraktive turistike për vizitorët tanë.
Personi në fjalë do ketë koordinim me „stakeholderat“ të fushës së kulturës dhe turizmit, (si p.sh. Organizata Turistike, Agjensionet, Muzeu…) dhe bashkëpunim në mënyrë që puna e tij si guidë të implementohet në mënyrë sa më efikase dhe fitimprurëse.
Qëllimi primar i Marubi Guidës synon lidhjen e turizmit dhe kulturës, dhe në këtë mënyrë vendos Guidën në një pozicion të privilegjuar si performues kryesorë që zhvillojnë rolin e përfaqësuesit mes dy sektorëve.
Guidat mund të performojnë aktivitetin e tyre në ndërmarrje ose organizata publike dhe private, në të dy sektorët, si kulturor ashtu edhe turistik.
___
Të interesuarit mund të na kontaktojnë në e-mail qemal.hidrio@ul-gov.me ku duhet të cekin: emrin, mbiemrin, moshën, numrin e telefonit për kontakt. Poashtu, në disa fjalë të shkurtra duhet cekur arsyeja e cila i ka motivuar që të aplikojnë për këtë trajnim.
Ju njoftojmë se afati i fundit për aplikim në trajnimin për Marubi Guidë Turistike është 31 mars, 2014.
Ju mirëpresim!

Marubi project Shkodra Ulqini Facebook