Kush po e shkatërron ekonomin e Ulqinit me qëllim – Video

March 21, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

In-Memoriam-Solana-Ulcinj-Crna-Gora-Prej vitit 1980 deri në vitin 1990 qyteti i Ulqinit gëzonte një zhvillim ekonomik nga më të mirët në vend, si në Mal të Zi ashtu edhe në ishë Jugoslavi. Por gjatë këtyre 20 viteve të pluralizmit, gjendja e banorëve të këtij qyteti ka ndryshuar shumë herë dhe vazhdon të përkeqësohet. Tashmë është bërë e vështirë të sigurosh një punë, sidomos për të rinjtë. E ardhmja e Ulqinit tani duket e zymtë dhe e pashpresë. Tani së fundmi Ulqinin po e izolojnë krejtësisht në mënyr ekonomike nga vendet tjera bregdetare të Malit të Zi. Madje qytetarët kanë nisur të krijojnë edhe anekdota; “Ulqini do mbetet si Çeçeni, apo Ulcinj radi Budva se gradi”, diskutojnë banorët e këtij qyteti me njëri-tjetrin.

Po fiket ngadal edhe Kriporja e Ulqinit

Ulqinakët  të ardhmen e tyre, të fëmijëve dhe të qytetit, e shikojnë të zymtë. Por banorët  tashmë po përballen me dy sfida. Veç anashkalimit nga rruga e zhvillimit ekonomik të këtijë vendi, ata i druhen edhe falimentimit të kripores. Duket se “vrasësi” i ngadaltë i tyre, kriporja  që me vdekjen e saj ua shkatërron pak e nga pak përditë shëndetin e puntorëve, është në të njëjtën kohë edhe burimi i jetës, që i ka ushqyer për dekada me radhë krejt Ulqinin. Në këtë qytet turistiko – industrial, asnjëherë nuk ka qenë kaq i thellë pesimizmi. Të gjithë druhen për sigurinë e të ardhmes së tyre, por pjesa më e madhe heshtin, pasi nuk duan të besojnë se gjërat po shkojnë për keq.

Mendimi i Organizates sindikale te Kripores

Nga ana tjetër Organizata sindikale e Kripores ka lajmëruar që në basenet e kësaj kompanie ka sasi të mëdha të ujit. Meqë fabrikës tonë në fillim të shkurtit është ndërprerë rryma elektrike nuk ekziston mundësia për nxjerrjen e ujit, çka shkakton dëm të madh dhe devaston basenet dhe argjinaturat”, pohojnë punëtorët e Kripores.

Ato mendojnë që, nëse që sot nuk fillohet me nxjerrjen e ujit, do të duhen 45 ditë që uji nga shirat të nxirret nga baseni, e kjo do të thotë që do të ketë vonesë në përgatitjen dhe futjen e ujit të detit për grumbullimin eventual në 2014.

“Është e qartë që pronari qëllimisht nuk e paguan rrymën e shpenzuar dhe me vetëdije e shkatërron fabrikën dhe hapësirën”, theksojnë nga Sindikata dhe pyesin a ekziston ndokush në Mal të Zi që mund ti ndalojë këto dëmtues?

Duhet pohuar se anashkalimi i qytetit të Ulqinit ka sjellë pasoja negative për dhjetëra mijëra banorë, duke i lënë ata në harresë dhe duke i çuar ato në mërgat. Lënia në harresë e një rajoni të tërë me shqipëtar është jo e menduar mirë. Qeveria nuk ka asnjë plan rehabilitimi lidhur me këtë anashkalim që i është bërë qytetit të Ulqinit. Pyesim ato në qeveri” pse nuk ka asnjë projekt për kompensimin e dëmeve që i shkaktohen Ulqinit tash 20 dekada me radhë.

Kriporja e Ulqinit, në prag të falimentimit

Burime të afërta me menanxhmentin e njërës prej fabrikave dikur me nam të Malit të Zi dhe më gjerë, kanë konfirmuar se kripores do t’i vihet dryni, ngase “aksionari kryesor nuk ka interes për prodhim”. Rreth 70 të punësuar s’kanë marrë pagë, ndërsa grumbullimi ende s’ka nisur

Ulqin, 11 korrik 2011 – Tetë dekada pas punës të suksesshme, e cila me prodhime ka marrë mirënjohje të shumta ndërkombëtare, kriporja e Ulqinit “Bajo Sekuliq” është në prag të falimentimit. Burime të afërta me menanxhmentin e njërës prej organizatave dikur më me nam të Malit të Zi dhe më gjerë, kanë konfirmuar për të përditshmen malaziase “Vijesti” se kripores do t’i vihet dryni, ngase “aksionari kryesor nuk ka interes për prodhim”. Xhirollogaria e fabrikës ka kohë që është bllokuar. Sipas burimeve të gazetës afati i ri që strukturat i kanë dhënë aksionarit kryesor – i cili ka pranuar të paguajë 100 mijë euro për përgatitjet e grumbullimit të kripës – ka kaluar në fund të javës së kaluar.

Rreth 70 të punësuar s’kanë marrë pagë, gjegjësisht akontacion, tash pesë muaj, përderisa stazhi nuk u ka ecur tash dy vjet.

“Nëse aksionari i shumicës deri në fillim të kësaj jave nuk i paguan 100 mijë euro për grumbullim, dryni është e vetmja zgjidhje”, ka thënë një burim i “Vijestit”.

“Transportuesi vetëlëvizës, pa të cilin është e pamundur të nisë grumbullimi, duhet t’i nënshtrohet një remonti emergjent. Dhe ai është funksionit.…Xhirollogaria ka kohë që është bllokuar…Në hangarin e shkatërruar i cili s’e ka gjysmën e kulmit, nuk ka asnjë gram kripë” , ka thënë ky burim.

Në Kripore nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje, por as nuk kanë mohuar lajmin se fabrika ka gjasë të mbyllet.

Drejtori ekzekutiv i Kripores së Ulqinit, Dragisha Rosandiq, ka thënë se stafi i tij prej një majit ka bërë çdo gjë që Kriporja të rrijë në këmbë. Ai ka thënë se e ka bërë planin e grumbullimit, i cili është miratuar dhe për të cilin duhen 100 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve.

“Nëse ka para, presim që të grumbullojmë prej 10 deri në 12 tonë kripë. Megjithatë çdo ditë vonesë në ndarjen e këtij buxheti, i nxjerr telashe kripores, por edhe të hyrave”, ka thënë Rosandiq. Ai nuk ka pranuar ta komentojë mundësinë e mbylljes së fabrikës. “Do të merret vesh”, ka thënë shkurt ai.

As administratori në largim, Milorad Ikoviq, nuk ka pranuar të flasë në këtë temë. “Nuk do të flisja për këtë”, ka thënë ai.

Kriporja kaherë po përballet me probleme, më të mëdhatë në historinë e saj 77-vjeçare. Ato janë thelluar para disa muajsh kur brenda natës iu shkatërruan dhe vodhën pompat në Gjerana në mungesë të të cilave ka vonesa në prodhimtari. Edhe pse rasti është ende në fazën e hetimeve, Ikoviq prej fillimi ka thënë se bëhet fjalë për sabotim.

Kriporen e ka vizituar edhe ish-drejtori i kësaj fabrike, Lazar Ban, i cili ka udhëhequr kompaninë prej vitit 1963 deri më 1973. Në kohën e tij u montua transportuesi vetëlëvizës.

“Transportuesi është vënë në funksion më 1967 dhe qe dashur të sigurohet edhe një tjetër makinë e cila lëviz paralelisht me të dhe grumbullon kripën”. Ajo makinë zëvendëson 90 punëtorë, që i bie se grumbullimi i kripës do të mund të bëhej me vetëm katër grumbullues kripe”, ka thënë Ban. Në pyetjen se si Kriporja është sjellë në këtë derexhe, ai ka thënë se për këtë duhet pyetur ata të cilët falimentuan “Radoje Dakiqin” (fabrika për prodhimin e makinerive e themeluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore v.j.). Ai ka thënë se për rimëkëmbjen e Kripores duhet një plan dhe profesionistë.

“Basenet janë aty ku kanë qenë, por ajo çfarë kam parë është për të të ardhur keq. Sikur të kishte shpërthyer ndonjë bombë”, ka thënë Ban teksa ka përshkruar vagonët e kripës të rrëzuar për toke, dhe objektin e rrënuar. Teksa ka barë bardhësinë e kripës në basene ai ka komentuar: “Mos po i nxihet dikujt fytyra prej kësaj bardhësie”.

Ish-drejtori ka kujtuar se në kohën e tij në këtë fabrikë kanë qenë të punësuar 250 punëtorë.

“Kur dikush donte të martohej, së pari pyetej beqarja se ku i punon i përzgjedhuri i saj. Nëse ai punonte në Kripore, i ati i vajzës e jepte vajzën pa u hamendur. Kështu ka qenë”, ka kujtuar Ban kohët e arta të Kripores së Ulqinit.
YouTube Preview Image

Shiko më tepër Fotografi – Ismet Karamanaga Facebook