Padi penale kundër drejtorit të OT- Ulqinit – Video

March 21, 2014   | Turizmi / Turizam

organizata turistike e ulqinit.1Katër punëtorët e shkarkuar të Organizatës turistike kanë dorëzuar të enjten në Prokurorinë themelore shtetërore në Ulqin padinë penale kundër drejtorit të këtij institucioni Minir Karamanaga për shkak të, siç thanë, punësimit të paligjshëm dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, shkruan “Dan”. Ato theksojnë që drejtori i OT në vendet e tyre ka punësuar persona politikisht të përshtatshëm, ndërsa dy punëtorë në afat të pacaktuar i ka punësuar në kohën e fushatës parazgjedhore.

Karamanaga i ka hedh poshtë të gjitha akuzat dhe tha që të gjitha i ka bërë në pajtim me ligjin. “Konkursi ishte publik dhe të gjitha i kemi respektuar maksimalisht, gjë që mund të vërtetohet në Entin për punësim”, theksoi ai, ben të ditur Ul-info.com.

YouTube Preview Image