Janë djegur dy vetura ne Kriporen e Ulqinit

March 23, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Kriporja-UlqinitDy automjete private, një furgon dhe një makinë, janë djegur si rezultat i zjarrëvënjes së qëllimshme nga persona ende të panjohur.

Rasti i zjarrvënies është raportuar të ketë ndodhur mbrëme rreth orës 22:30min, në hapësirat e Kripores së Ulqinit.

Nuk është raportuar për të lënduar në njerëz ndërsa vlera e dëmeve materiale të shkaktuara në të dyja rastet nuk është përcaktuar ende. Kurse nga drejtoria e policisë eshtë lajmëruar që nuk ka persona të lënduar.

Sipas gazetës “Vijesti” që i referohet burimeve policore theksojnë që bëhet fjalë për  zjarrvënie të qëllimshme.

 

Lidhur me zhvillimin e hetimeve të mëtejme, hetuesit policor janë në pritje të raportit nga ekspertët për përcaktimin e shkaktarit të zjarrit.