Gjimnazi “Vëllazërim-Bashkim” shënon 49 vjetorin e themelimit – Video

March 24, 2014   | Kulturë / Kultura

Gjimnazi-Bashkim-Vellazerim-UlqinDita e shkolles gjimnazi ”Bashkim Vellazerim” kremton 49 vjetorin  e themelimit

 

Solemniteti i ditës së shkollës eshtë organizuar në Valdanos,  me këtë rast ishin të pranishëm nxënës, prindër, mësimdhënës dhe të ftuar të tjerë nga jeta politike, ekonomike, kulturore  të Ulqinit etj.

Sekretari i Gjimnazit ”Bashkim Vellazerim” – Z. Muzafer Gjoni vlersoi pozitivisht punën dhe përkushtimin e nxënësve e të mësimdhënësve  për rezulltatet e arritura në këtë vit shkollorë. Gjithashtu ai theksoi se qëllim parësorë i gjimnazit tonë është ngritja e cilësisë, serioziteti në punë, motivimi, trajtimi i drejtë dhe gjithëpërfshirës, ku të githë nxënësit të kenë mundësi të arrijnë synimet e tyre dhe të jenë të suksesshëm në testin e ardhmërisë.

YouTube Preview Image

Diçka për Shkollen e Mesme e Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim” është një shkollë e mesme në Ulqin, Mal të Zi. Kjo shkollë përmban këto profile arsimore: gjimnaz i përgjithshëm dhe teknik i turizmit (shkalla e IV), kamarier, gjellëbërës, shitës, elekromekanik i makinave dhe paisjeve, automekanik, autollamarier dhe frizer (shkalla e III).

Historia

Me vendimin e KK të Ulqinit, në qershor të vitit 1965 u themelua Gjimnazi në Ulqin me mësim në të dyja gjuhët në atë serbokroate dhe shqipe. Duke iu falënderuar solidaritetit të popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës, u ndërtua ndërtesa e re e Gjimnazit “Vëllazërim-bashkim” e cila solemnisht u hap me 16.11.1969 me emrin Gjimnazi ‘Vëllazërim-bashkim’ Ulqin me 360 nxënës.

Sot në këtë ndërtesë e cila është ndërtuar për ti plotësuar nevojat për 350 – 400 nxënës, mësimin ndjekin 1306 nxënës të ndarë në 44 paralele (18 në gjuhën Serbe dhe 26 në gjuhën Shqipe). Mësimi zhvillohet në dy turne : turni i parë prej orës 7.30 – 13.30 dhe turni i dytë prej orës 14.00 – 20.00).

Mësimi zhvillohet në gjuhën malazisht dhe shqipe. Shkolla sot ka 94 të punësuar prej të cilëve 79 janë drejtpërsëdrejti të përfshirë në mësim dhe 14 janë punëtorë ndihmës dhe të punësuar jashtë proçesit mësimor. Në të arsimohen kuadro për nëntë profile arsimore prej të cilëve dy profile arsimore të shkallës së katërt profesionale: Gjimnazi – Tipi i përgjithshëm dhe Teknik i turizmit, dhe shtatë profile arsimore të shkallës së tretë profesionale: Kamarier – Gjellëbërës – Shitës – Elektromekanik i makinave dhe paisjes – Automekanik – Autollamarier dhe Frizer. Me rritjen e numrit të nxënësve në këtë shkollë, kushtet për punë po vështirësohen dhe gjithnjë e më tepër po komplikohen. Për çdo vit për shkak të numrit të madh të nxënësve, kabinetet ekzistuese janë shndërruar në klasë klasike kështuqë sot në shkollë funksionon vetëm një kabinet – kabineti për llogaritari e informatikë.

Gjatë katër viteve të fundit në këtë shkollë janë investuar mjete të konsiderueshme materiale nga ana e organizatave humanitare, Ministrive dhe donatorëve. Në masë të konsiderueshme janë përmirësuar kushtet higjieniko-sanitare, në shkollë janë rregulluar të gjitha nyjet sanitare dhe hapësirat përcjellëse, salla e edukatës fizike, dhomat e xhveshjes dhe banjot. Organizata humanitare HELP ka ndërtuar aneksin prej dy dhomash ku janë vendosur zyrja e arsimtarëve dhe biblioteka e shkollës. Paralelet së bashku mbajnë orën e edukatës fizike. Ndjehet nevoja urgjente per ngritjen e nje shkolle te mesme qofte si vazhdim per shkolle profesionale turizmi por edhe nje gjimnaz i gjuheve te huaja.

Rreth të dhënave: Wikipedia
http://sq.wikipedia.org/wiki/Shkolla_e_Mesme_e_Kombinuar_%22V%C3%ABllaz%C3%ABrim-Bashkim%22