Ushtria në aksion për pastrimin e Valdanosit + Foto

March 24, 2014   | Shtypi / Mediji

Ushtria në aksion për pastrimin e ValdanositAksioni qytetar “Hapim rrugët e Valdanosit” është vazhduar edhe dje. Disa dhjetra njerëz kanë hapur tri rrugë që çojnë në “gjirin e heshtjes”, nëpër të cilët 35 vjet nuk ka shkelur këmba e njeriut.

Dje në Valdanos ishin dhe oficerët e lartë në krye me drejtuesin e Seksionit për punë operative dhe trajnim në Shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi kolonelin Jovica Kalugjeroviq të cilët shqyrtonin mundësinë që edhe ato të kyçen në këtë aksion, raporton portali Ul-info.com.

Përndryshe, në aksionin e djeshëm veçanërisht ishin aktiv punonjësit e Shërbimit komunal për mbrojtje dhe shpëtim.

Foto nga Fisnik S. Dobreci Facebook