Zhvillohet në Budve panairi i mobilerisë 2014 – Video

March 24, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Panairi-i-mobiljeve-budve-2014Në Panairin e Budves 2014 u mbajt Panairi ndërkombëtar për mobilje, në të cilin edicionin te sivjetëshem u prezantuen  shumë ekspozues të drejtpërdrejtë nga vendi dhe vendet e huaja.

“Ky është ndër manifestimet më atraktive të panaireve ne Budve, vend i shkëlqyeshëm për fillim të bashkëpunimit midis kompanive vendore dhe të huaja.

Nga 60 kompani pjesëmarrëse në këtë panair një e katërta vijnë nga Mali i Zi, Kraoacia, Bosna dhe Hercegovina, Serbia, Kosova, Maqedonia, Shqiperia, Slovenia, Hungaria, Letoania, Polonia, Slovakia, Turkia etj. Por panairi ka të pranishme edhe kompani të tjera nga të gjithë vendet e rajonit dhe bota. “Panairi ofron mundësi të shumta për promovimin e produkteve, shërbimeve dhe aktiviteteve të ndryshme si dhe kontribuon në bashkëpunimin e mëtejshëm ndër rajonal.

Në panair te Budves ka pasur mundësi të shikohen trendet më të reja në prodhimtarinë e mobiljeve për shtëpi, për kuzhinë, banjo, dhoma gjumi, dhoma fëmijësh, mobilje për zyra, mobilje për objekte publike, për industri dhe ngjashëm.

Kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair nga Ulqini kanë qenë: Fabrika Kurti, Eurofleks, Kreda, Cungu & CO etj.

YouTube Preview Image