Kush është vrasësi i flamingos rozë në Ulqin – Video

March 25, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Flamingos ubijen na ulcinjskoj SolaniNë rethin e kripores se Ulqinit po behet dëmtimi i ndjeshëm i faunës të zonës së flamingoseve rozë,ku  evidentohet vazhdimi i gjuetisë së pakontrolluar dhe me mjete shfarosëse, një fenomen i njohur  prej vitesh. Duhet cekur se kanë munguar masat kundër këtij fenomeni.

Ky lajmë i vrasjes së Flmingos rozë, ngjalli zemërimin e shoqatave të mbrojtjes së kafshëve dhe më pas edhe të autoriteteve lokale dhe atyre ndërkombëtare.

Ndonëse, zhdukja e disa kafshëve e shpendëve të egër është e dukshme vazhdon në përmasa të mëdha gjuetia nga gjuetarët e ardhur nga rrethe të tjera që ushtrojnë atë gjatë natës dhe me mjete shfarosëse. Gjuetia pa kriter, që po vazhdon të mos ndëshkohet, po sjell dalëngadalë humbjen e një pjese të mirë të faunës në viset tona.
flamingos

Nga Qendra për Mbrojtjen e Shpendëve  në Mali të  Zi thuhet se:” Duhet të ndalohet automatikisht vrasja e kafshëve dhe shpendëve pa kriter pasi ky fenomen po çon drejt zhdukjes së shumë krijesave me vlerë të zonës së Ulqinit”.

Kjo gjueti ilegale që po kryhet në një kohë të papërshtatshme, ka bërë që kafshë dhe shpendë karakteristike të rajonit, të zhduken dita – ditës.

Deri më sot, pavarësisht deklaratave të kryera, si nga shërbimi pyjor por edhe nga policia e rendit, nuk ka asnjë person të vënë para drejtësisë për shkatërrimin e madh të kësaj pasurie që ka qyteti jugorë i Ulqinit.

Ju thrasim për ndihmë që të ndalohet gjuetia e paligjshme në telefon: 067207117

YouTube Preview Image