Mali i Zi kërkon punëtorë sezonal të Maqedonisë

March 25, 2014   | Rajoni / Region

Puntoret-sezonal-Mali-ZiPër punëtorët sezonal të Maqedonisë do të ketë punë në Mal të Zi  dhe në sezonin e ardhshëm. Realizohen investime  në bregdet për të cilat do të ketë nevojë  nga angazhimi i kuadrove vendore dhe  të huaj. Atë do ta paralajmërojë drejtoresha e Entit për punësim të Malit të Zi  Vukica Jeliq pas nënshkrimit të sotëm të memorandumit për bashkëpunim me Agjencinë e Maqedonisë për punësim.

Në tregun malazez vitin e kaluar me leje të punës kanë qenë të pranishëm 3.500 punëtorë, por, sipas Jeliqit ka pasur edhe të painvedentuar. Memorandumi për bashkëpunim është përgatitje për marrëveshjen  mes të dy institucioneve që duhet të nënshkruhet për disa muaj, ndërsa i cili do të ofrojë evidentim të saktë për punëtorët e angazhuar nga Maqedonia dhe Mali i Zi dhe e kundërta, si dhe informatat adekuate  për mundësitë për punësim dhe procedurat e nevojshme dhe rregullat nga të dy shtetet.

“Me nënshkrimin e memorandumit do të kemi kontroll të të gjithë punëtorëve që punojnë rregullisht ose në sezon në tregun malazez. Do të mundemi qytetarëve tanë që punojnë në Mal të Zi ndërsa edhe malazezëve që punojnë në Republikën e Maqedonisë, t’ju ofrojmë informata adekuate dhe procedura”, tha Vllatko Popovski, drejtor i Agjencisë për punësim të RM-së.

Sipas Jeliqit, qëllimi  i bashkëpunimit është këmbimi i përvojave dhe shfrytëzimi i të gjitha programeve me praktikë pozitive,  si dhe punë dhe aplikim në projekte të përbashkëta nga Bashkimi Evropian.

“Të dy institucionet do të punojnë në projekte të cilat do t’i përmirësojnë të gjitha programet  për dhënien e shërbimeve të të papunësuarve, punëdhënësve, studentëve…Do të tentojmë ta zvogëlojmë sa më shumë që është e mundur problemin e madh me papunësinë me të cilin përballet i gjithë rajoni i Evropës”, potencoi Jeliq.

Shkalla e papunësisë në Mal të Zi  arrin 15 për qind, ndërsa të rinjtë marrin pjesë me 20 për qind  në shifrën e tërësishme të të papunëve. Kuadro deficitarë, sipas Jeliqit, edhe më tutje janë punëtorët ndërtimor dhe kuadri i lartë profesional.

Zhurnal