Skandal 49 punëtorë të Kripores largohen nga puna

March 26, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

SNP dolazi na razgovor sa radnicima SolaneRreth 49 punëtorë të Kripores së Ulqinit “Bajo Sekuliq”, mund të mbesin pa punë qysh nga data 31 mars 2014.  Për këtë tashmë ka marrë vendim menaxhmenti i kompanisë cili menaxhon me Kriporen e Ulqinit.

Një burim i sigurt i Gazetës Vijesti, ka bërë të ditur së është përpiluar lista me mbi 49 punëtorë, të cilëve nuk do t’u vazhdohen kontratata dhe ku drejtori i Kripores Ognjen Jovoviq sot ka filluar të shpërndajnë punëtorëve të kësaj kompani vendimet për largim nga puna.

Siç njofton edhe gazeta informative vendase Ul-info.com, Vendimet për largim nga puna janë ndarë mbasi që kryetari i Partisë socialiste popullore Srgjan Milliq, i cili të martën vizitoi Kriporen dhe bisedoi me Jovoviqin, morri detyrim të bëj çdo gjë në mënyrë që të realizohet grumbullimi i sivjetmë i kripës. E kjo do të thotë që Kripores ti kyçet rryma, të ndizen pompat dhe të shkarkohen ujërat atmosferike nga basenet, si dhe të mbushen me ujë të detit.

Por, shtrohet pyetja: kush do ta bëj punën në grumbullimin e 80 nëse punëtorët largohen nga puna.
otkaz-radnika-ulcinjske-solaneZmado Fotografinë

Vendimi tashmë është marrë dhe kjo do t’u bëhet e ditur zyrtarisht punëtorëve. Punëtorët tashmë janë të njoftuar së do t’ju ndërpritet kontrata”, ka thënë ky i njajti burim.

Sipas tyre, nëse qeveria nuk merr masa, punëtorët e Kripores nga e hëna mund të fillojnë me protesta dhe do të revoltohen.
Në anën tjetër duhet shikuar kontratën e partneritetit mes Qeverisë dhe menaxhmentit të  kompanis, a është e obliguar të mbajë në punë të gjithë punëtorët dhe deri në kur.