Sinishtaj thret të bojkotohen zgjedhjet për Ku të Tuzit – Video

March 27, 2014   | Politika

VASEL SINISHTAJKryetari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj për gazetën e Podgoricës “Dnevne Novine” deklaroi se ai shpresonte se Presidenti i Malit të Zi do ti shpallte zgjedhjet për komunën e re të Tuzit, por pasi që kjo nuk ka ndodhë, atëherë nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm të bojkotojnë zgjedhjet për kuvendin e Komunës Urbane të Tuzit. Sinishtaj deklaroi se nëse partitë e tjera shqiptare do dakordohen për këtë propozim, as ato nuk do të legjitimojnë Komunën Urbane. “Mendimi im personal është që të bojkotojmë zgjedhjet në komunën e qytetit.

Partia do të marrë vendim, por unë nuk do të jem në listë për Komunën Urbane. Nuk e di se çfarë do të thonë votuesit, çfarë do të thonë njerëzit që janë rreth meje dhe që kaq shumë kohë më japin mbështetje, por unë personalisht kam këtë qëndrim të tillë që nuk do të legjitimoi KU. Ka qenë mjaft kohë dhe kjo bisedë rreth komunës zgjat tash 30 vite, aty janë premtime, por asgjë nga këto, “theksoi Sinishtaj. Por, kur është pyetja për zgjedhjet për Kuvendin e Kryeqytetit, sipas fjalëve të tij, është bisedë krejtësisht tjetër. Lista unike shqiptare, siç ka thënë ai, duhet të përfitojnë nga aksioni afirmativ dhe të fitojnë një vend të këshilltarit në parlamentin e Podgoricës.

TVCG

YouTube Preview Image