Nimanbegu flet për ligjin e ri zgjedhor ne Mal të Zi – Video

March 29, 2014   | Politika

Genci NimanbeguMe propozim ligjin e ri zgjedhor, të cilin dje e vërtetoi Kolegiumi i kryetarit të kuvendit, parashihet edhe aksioni afirmativ për pakicat në nivelin lokal. Këtë propozim ligj në kolegjium e përkrahen PDS, Fronti Demokratik, Partia Boshnjake dhe Iniciativa qytetare Kroate, e më të cilin parashihet aksioni afirmativ në nivelin lokal për pakicat të cilat përbëjnë prej 1,5 % deri në 15 % të popullatës në atë njësi të qeverisjes lokale. Përfaqësuesi i partive politike shqiptare, Genc Nimanbegu tha se nuk e ka përkrah këtë propozim, edhe pse janë të kënaqur me miratimin e aksionit afirmativ në nivelin lokal. Asnjë subjekt politik, përveç partive të pakicave, nuk ka përkrah amendamentet të cilat i kemi paraqitur ne si përfaqësues të partive shqiptare, kur është shqyrtuar më parë propozim ligji, e kjo ishte arsyeja pse nuk kemi nënshkruar një marrëveshje të tillë, tha Nimanbegu. Ai megjithatë tha se do të votojë për këtë propozim ligj, nëse në plenum mungon vota për shumicën prej dy të tretave sa duhet për miratimin e këtij projekt ligji, tha Nimanbegu.  Për propozim ligjin e ri zgjedhor kundër votuan edhe përfaqësuesit e Partisë Social Demokratike dhe të Malit të Zi Pozitiv sepse konsiderojnë se aksioni afirmativ për pakicat në nivel lokal është në kundërshtim me kushtetutën dhe e humb konceptin e shtetit qytetar të Malit të Zi.

YouTube Preview Image