Keshilli Nacional ne te ardhmen do te quhet Keshilli Kombetar i Shqiptareve ne Mal te Zi

March 31, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Keshilli Kombetar i Shqiptareve ne Mal te ZiKUMTESË PËR OPINION

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi në mbledhjen e mbajtur sot më 29.03.2014, ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet në Statutin e KNSH-së. Në bazë të Statutit të miratuar, emërtimi i Këshillit në gjuhën shqipe në të ardhmen do të jetë Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.
Me ndryshimet e miratuara janë paraparë edhe dy organe të reja: nënkryetari/ët dhe Këshilli Drejtues, i cili përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë. Gjithashtu, në vend të 12 trupave të përhershme ekzistuese të punës (komisioneve) sa ka pasur deri tani, me Statutin e miratuar janë parashikuar 7 (shtatë) komisione.
Në këtë mbledhje u mor vendim që KNSH-ja të dalë me një qëndrim lidhur me Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, të miratuar para disa ditësh nga Parlamenti i Malit të Zi. Duke u nisur nga rrethanat e krijuara pas miratimit të këtij ligji, KNSH-ja do t’u rekomandojë partive shqiptare që të dalin të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme.
KNSH-ja do të mbajë shumë shpejt një mbledhje të posaçme lidhur me statusin e Komunës së Malësisë – Tuz, në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 25 maj 2014.

Kryetari,

Genci Nimanbegu