Në prag te konferencës shkencore në Ulqin me 04.04.2014 – Video

April 1, 2014   | Ngjarjet - Events

Konferenca shkencore në UlqinShkruan: Ilir Lleshi

Ditët po ecin e ne gjithnjë e më afër kemi Ditën e Komunës. Dita e Komunës së Ulqinit, është e shtuna e parë e muajit Prill. Ajo datë përkon me simbolikën e nxjerrjes së mjeteve lundruese në det si dhe me fillimin e punëve ne Ullishtë. Simbolika këto të cilat tradicionalisht e kane karakterizuar Ulqinin, qytetin tonë të detareve, qytetin tonë të ullishtarëve të vjeter.

Ndonese me organizimin e manifestimit të kësajë kremte do të merret ekzekutivi i Komunës, pa dyshim se, në festë e për feste, kontributin e vet do ta japin të gjithë. Në mënyra të ndryshme ne këtë manifestim do te kontribuojnë ndermarrje, institucione, sektori shoqërorë e civil si dhe te gjithe banorët e Ulqinit. Kjo feste pritet të jetë një ogur i mirë për sezonin e ardhshëm turistik dhe ogur i mirë në rendimete të larta për Ullishten e Ulqinit.

Manifestimin e Ditës së Komunës, tanimë në rolin e tradicionales, do ta filloj Konferenca Shkencore. Nën organizimin e Komunës së Ulqinit, Universitetit të Veriut “Argenti” Shkoder dhe Institutit për kerkime shkencore dhe zhvillim Ulqin, në bashkpunim me Universitetin e Shkodres “Luigj Gurakuqi”, Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan, Fakultetin për turizëm “Montenegro” Tivar dhe Kolegjin Europian “Dugagjini” Pejë, të premten me 04.04.2014. ne oren 11:00, në Sallen e madhe të Komunës së Ulqinit, do të filloj punimet Konferenca e 6-të Shkencore. Konferencën, me pjesmarrjen e tyre ,do ta nderojne autor nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia. Larmia ne pjesmarrje e personaliteteve te rendesishme,nga shtete te ndryshme, Konferencës i jep karakter nderkombëtar.

Tema:
“MODELET E HARMONIZIMIT TE POLITIKAVE FISKALE TË VENDEVE TË EJL-së ME BASHKIMIN EUROPIAN”

Tema sa domethënëse e interesante, aq edhe aktuale. Jetojme ne një kohë kur vendet e rajonit po bëjne perpjekje te mëdha që të integrohen ne Bashkimin Europian dhe në Aleancen Veri Atlantike NATO.
Me integrimin në këto organizata, pa dyshim qe shtetet do të përfitojnë. Integrimi krijon bazë të favorshme në thithjen e investimeve e me këtë hapjen e vendeve të reja te punes. Vendet e Europës Juglindore në këtë drejtim kanë edhe shumë punë për të bërë. Një hallkë në zinxhir drejt kësaj rruge është edhe tema qe do ta shtjelloje kjo Konferencë.

Sipas agjendes, regjistrimi i pjesmarresve të Konferencës do të bëhet nga ora 10:30 – 11:00.

Pason pjesa oficiale.

Fjala hyrëse :
Prof. Dr. Ass. Elez Osmani – Instituti për kërkime shkencore dhe zhvillim
Fatmir Gjeka – kryetari i Komunës së Ulqinit.

Hapja solemne:
Përfaqësuesi nga Ministria e shkencës në Mal të Zi.

Fjala përshëndetese :
Prof.Dr.Darko Lacmanovic Univerzitet Mediteran –Fakultet za turizam Bar
Prof. Dr. Arben Dermaku – Rektor i Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan
Prof. Dr. Arta Musaraj -Themeluese e Rev. shkencore “Academicus-International,, – Shqipëri
Prof. Tibor Petres – Fakulteti Juridik Univerziteti ne Segedin
Prof. Dr. Sabri Kadriu – Kryetar i forumit për bashkëpunim ndërkufitar

Konferenca nderohet me mbajtjen e ligjeratave nga fusha e politikës fiskale dhe monetare të vendit dhe rajonit:
Prof. Dr. Vuk Ognjanovic – Fakulteti për menaxhim dhe komunikacion – Mali i Zi,
Prof. Dr. Arben Malaj – Universiteti i Tiranës – Shqipëri
Prof. Dr. Predrag Goranovic – Universiteti i Podgoricës – Mali i Zi
Bedri Hamza –Guvernator i bankës Qendrore –Kosovë
Diskutime

Nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit nga sfera arsimore dhe shkencore:

Instituti për kërkime shkencore dhe zhvillim – Universiteti publik “Kadri Zeka” Gjilan
Instituti për kërkime shkencore dhe zhvillim – Fakulteti për aplikime, menaxh., ek. dhe fin. – Beograd
Instituti për kërkime shkencore dhe zhvillim – Instituti për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen

Në ora 12:20 deri në 12:30 do të jetë pauz për kafe.

Në 12:30 deri në 15:00 do të bëhet prezantimi i punimeve.

Konferencës me punimet e veta i janë paraqitur shume autor, aq sa prezantimi i të gjithëve është i pamundur në një ditë punë. Autorët e vetem 14 punimeve të para, të renditur në agjendë, do të kenë mundësi të ligjërojnë. Të gjithë punimet së bashku janë përfshirë në Agjendë dhe janë të botuara në “BULETININ SHKENCOR” nr. VI-të.

YouTube Preview Image

konferenca-shkencore-ne-ulqin-04-04-2014