Përfaqësim joadekuat i shqiptarëve në arsim e shëndetësi të Malit të Zi
Ulqin, 31 mars – Sipas të dhënave të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, në institucionet e arsimit në Mal të Zi punojnë 409 shqiptarë apo rreth pesë për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve.
Sipas përqindjes më pak shqiptarë (4,5 për qind, gjegjësisht 229 persona) punojnë në institucionet e shëndetësisë në vend.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Mal të Zi shqip flasin 5.27 për qind e popullsisë së këtij vendi.
Ministri Suad Numanoviq tha se përqindjet e përfaqësimit të pakicave në organet dhe institucionet shtetërore është i pakënaqshëm, si dhe që ky resor ka formuar grupin punues, i cili do të punojë në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave.
Koha Net





