Sot filloi regjistrimi në klasat e para të shkollës fillore në Mal të Zi – Video

April 1, 2014   | Kulturë / Kultura

shkolla fillore_Marsal Tito_UlqinRegjistrimi në klasën e parë të shkollës fillore ka filluar sot dhe do të zgjasë gjatë muajit prill, pasi që vogëlushët të kenë përfunduar vizitat mjekësore, është kumtuar nga ministria e arsimit. Në shkollë regjistrohen fëmijët të cilët brenda vitit kalendarik në të cilën fillojnë të ndjekin mësimin do ti mbushin 6 vjet. Me rastin e regjistrimit duhet të sjellin vërtetimin mjekësorë. Nëse ndonjë fëmijë nuk gjendet në regjistrin e fëmijëve të paraparë për regjistrim, të cilin çdo shkollë e ka fituar nga evidenca amë, e qytetarëve të Malit të Zi, atëherë duhet sjellë edhe çertifikatën e lindjes.

Shkollat të cilat kanë mundësi, paraprakisht do të bëjnë edhe testimin e fëmijëve për regjistrim në vitin e parë, thuhet në kumtesë. Fëmijët, siç precizohet, mund ti lejohet regjistrimi edhe para se ti mbush 6 vjet, me propozimin e prindit dhe me lejen e komisionit kompetent. Nga ministria e arsimit përkujtojnë se është obligim i prindërve ose kujdestarit që fëmijët ti regjistrojnë në shkollë, pasi që arsimimi fillor është i obliguar për të gjithë.

TVCG

YouTube Preview Image