Dita e Komunës së Ulqinit – Programi dhe aktivitetet

April 2, 2014   | Lajmet / Vijesti

Dita e Komunës së Ulqinit - Programi dhe aktivitetetDita e Ulqinit, festohet të shtunen e pare te muajit prill dhe simbolizon fillimin e lundrimit në detë dhe fillimin e punimeve pranverore në ullishtë si shenjë respekti ndaj traditës tonë, traditës detare dhe kultivimit të ullinit si burime të jetesës. Njëkohësisht simbolizon dhe tregon edhe për mënyrën e vështirë por të ndershme të jetesës se të parëve tanë.

Ndrrimi i pushtetit në Ulqin, i cili ka ndodhur para një muaji, është vërtetim se demokracia është proçes i cili nëse dhunohet mund të ngadhnjejë në forma të modifikuara dhe njëkohësisht dëshmon se te gjithë ne jemi te zavendesueshem.

Prandaj, kemi nder por edhe obligim, tani që jemi ne postet vendimmarrëse, që qytetareve të ju ofrojmë programe konkrete me qellim që ti plotësojnë nevojat e tyre.

Në ditët kur festojme, eshte momenti I duhur qe te njoftohen qytetaret, por edhe mysafiret tane, me aktivitetet qe po i ndermarrim, dhe në këtë mënyre të krijojmë parakushtet reale qe Ulqini më në fund të niset drejt zhvillimit.

Programi i aktiviteteve me rastin e Ditës së Komunës Ulqinit – 2014

 

 

E premte,më 4 prill:   

11:00h – Konferenca e gjashtë shkencore ndërkombëtare me temë:

‘’ Modelet e harmonizimit të politikave fiskale të vendeve të Europës Juglindore           .                 me Bashkimin Europian ’’  (Salla e Kuvendit Komunal të Ulqinit)

12:00h  – Vizitë në Qendren Ditor për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në                                                  .                  zhvillim ‘’Sirena’’ ( Program për fëmijë )

18:00h – Hapja e ekspozitës ‘’ Reflektimi mbi traditat tona, reflektimi mbi vetvehten’’        .                  Marubi  (Qendra për Kulturë)

19:00h – Shfaqa teatrale ‘’Një dyzinë me trëndafila’’ të autorit Aldo Beneti,

Teatri Migjeni-Shkoder  (Salla e Qendrës për Kulturë)

 

E shtunë, më 5 prill: 

 11:00h – Kuvendi Solemn  (Salla e Qendrës për Kulturë)

12:30h – Koktej solemn  (Hotel Mediteran)                         

 18:00h – Program për fëmjë (Plazhi i vogël)

20:00h – Koncert festiv për të rinj  (Plazhi i vogël)

 

E dielë, me 6 prill:

 10:00h     Aktivitete sportive