Disa fshatra në Mal të Zi i propozojnë Putinit të ndërtojë baza ushtarake në tokat e tyre

April 3, 2014   | Rajoni / Region

nato-rusijaNë atë mënyrë ato kanë dëshiruar të dërgojnë edhe porosi në Qeverinë malazeze që mendojnë për anëtarësimin e vendit në NATO.

Banorët e disa fshatrave në pjesën lindore të Malit të Zi ia kanë ofruar tokat e tyre presidentit rus Vlladimir Putin, që atje të ndërtojë baza ushtarake ruse, shkruan sot gazeta malazeze “Dan”.

Në atë mënyrë ato kanë dëshiruar të dërgojnë edhe porosi në Qeverinë malazeze që mendojnë për anëtarësimin e vendit në NATO.

Ata kanë deklaruar se me gëzim do ta prisnin armatën ruse në vendin e tyre, që t’i mbrojë nga NATO, strategjia e të cilës ndërtohet ndaj “skllavërimit të të gjithë atyre, të cilët dëshirojnë të tërhiqen të nënshtrohen në Amerikë”.

Banorët thonë se nuk munden t’ia falin NATO-s bombardimin ndaj RS Jugosllave në vitin 1999, në të cilën në njërën nga fshatrat e afërt ka pasur viktima të pafajshëm, duke përfshirë edhe fëmijë.

Yllpress