Protestë e shqiptarëve në Plavë

April 8, 2014   | Rajoni / Region

Protesta-e-shqiptareve-ne-PlavePlavë, Prishtinë, 8 prill 2014 – Në organizim te Unionit të Pavarur të Studentëve Shqiptarë nga Mali i Zi – dega Plavë e Guci, e në bashkëpunim me shoqatat shqiptare në SHBA, sot (e martë) në Plavë është mbajtu një protestë paqësore me moton ”Jemi kundër politikës aktuale të qeverisë malazeze -kërkojmë të drejtat tona”.

Marshimi i protestuesve ka filluar në orën 13, para hyrjes së shkollës ”Beqo Bashiq”, për të vazhduar drejt komunës së Plavës. Protestuesit, krahas flamujve të shumtë kombëtarë, kanë mbajtur në duar edhe pano me mbishkrimet: “Gjukanoviq, shqiptarët nuk janë qytetarë të klasës së dytë”, “Stop politikave antishqiptare në Mal të Zi”, “Gjukanoviq, kështu nuk arrihet në Evropë”, etj.

Protesta është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente, raporton nga Plava, Jeta Beqiraj.

Në shenjë pakënaqësie ndaj pushtetit aktual malazez, edhe në Tuz, të dielën, u zhvillua protestë një protest paqësore, në të cilën u kërkuar që Tuzit t’I jepet statusi i komunës.

Protest Albanaca u Plavu-1

Krymeinistri I Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të pritet me protesta në Uashington D.C., të cilat organizohen nga shoqatat e shqiptarëve me origjinë nga Mali i Zi, të cilët denoncojnë politikën që ndjek prej vitesh qeveria e Gjukanoviqit, e cila ua mohon shqiptarëve të drejtat kombëtare.

Perotestës i bashkohen këto shoqata e asociacione shqiptaro-amerikane:  ”Vatra”, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), Bataloni “Atlantiku”, “Rugova”,  “Kombi”, “Albanian American Foundation” e Kosovës Lindore, Preshevë,Medvegjë, Bujanoc”,etj. (r.m.)

illyriapress