Doli nga shtypi numri 17 i revistës “Lemba”

April 12, 2014   | Anketë / Anketa

lembaÇështja shqiptare në fokus

Para disa ditesh doli nga shtypi numri me i ri (17) i revistes per shkence, kulture dhe art “Lemba”, qe botohet nga Shoqata e Artisteve dhe Intelektualeve “Art Club”. Ne kete numer jane botuar artikuj dhe studime, pjesen qendrore te te cileve e perbejne ato qe ne fokus kane ceshtjen shqiptare ne driten e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Ne rubriken “Studime, artikuj” jane botuar studimet e akademikut Esat Stavileci “Shqiperia, 100 vjet te shtetit shqiptar – aspekte historike dhe politike”, dr. Romeo Gurakuqit “Kosova dhe Konferenca e Ambasadoreve ne Londer 1913”, Prof. Dr. Avzi Mustafes “Shpallja e Pavaresise se Shqiperise ne gazeten ‘Politika’ te Beogradit”, Monika Stafes “Konferenca e Londres dhe problemi i sistemit politik ne Shqiperi”, Albert Hitoaliajt “Raca shqiptare, superiore ne Evrope”, Dr. Nebi Dervishit “Deshmite e Rekes shqiptare sipas regjistrimeve neper shekuj” dhe Hajrudin S. Mujes “Tahir Pashe Kranjani”.

Ne rubriken “Pikepamje”, me veshtrimet e tyre jane prezantuar: Irida Xheneti “Rilindja e gjeopolitikes”, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi “E ardhmja politike e shqiptareve ne veshtrimin juridikonderkombetar”, Edval Zoto “Shqiperia dhe percaktime gjeopolitike”, Alfred Cako “Rishkrimi i historise dhe orientimi i shqiptareve”, Dr. Dritan Egro “Riberja politike e Ballkanit dhe nacionalizmi shqiptar”, Xhelal Zejneli “Ballkani dhe kundertheniet e Fuqive te Medha rreth tij” dhe Enis Sulstarova “Kombi dhe bashkimi kombetar i shqiptareve”.

Ne kete numer te revistes jane botuar esete “Kulti i udheheqesit dhe turma” nga dr. Perparim Kabo, “Lideri opinionist midis medias dhe politikes” nga Mira Meksi dhe “Kultura dhe integrimet” nga Ndue Ukaj. Ne rubriken “Letersi”, krijuesja e re nga Ulqini, Flutur Mustafa, prezantohet me “Rrefimi i nje biri” dhe poezine “In memoriam”, kurse poeti Hajredin Kovaci me poezite “Kot e ke”, “Hene moj”, “Te Kroni Maranxhe” dhe “Sot, si ate dite”. Ne rubriken e titulluar “Katalog” jane botuar recensionet e Teuta Shales “Sfidat e shqiptareve te emigruar ne Venedik”, prof. Dr. Shaban Sinanit “Liber qe pasuron informacionin historiografik” dhe dr. Nail Drages “Deshmi e gjenocidit ndaj shqiptareve”. Botimi i ketij numri eshte mbeshtetur pjeserisht nga Fondi per Mbrojtjen dhe Realizimin e te Drejtave te Pakicave dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit” ne Nju Jork. Numri i pare i revistes “Lemba” eshte botuar ne vitin 1998.

(Kohapress)