Spektakli më i madh shqiptar në Amerikë për të festuar titulluar :”Histori Shqiptaro Amerikane Suksesi”

April 17, 2014   | Ngjarjet - Events

Histori Shqiptaro Amerikane Suksesi-1BEQIR SINA , New York

Spektakilin do t’a drejtojë Eliza Dushku dhe Tony Dovolani

http://albaniansuccessstories.com/

New York , NY – Grupi Shqiptar i Medias , Fadil Berisha Studio , së bashku me Këshillin Amerikanë, Fondin e Arsimit Ndërkombëtar Amerikan për Kosovën është duke përgatitur një spektakël të përzgjedhur me mbi 150 shqiptarët më të suksesshëm të viteve të fundit në gjithë fushat e dijes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Drejtues të mbrëmjes Gala janë Eliza Dushku dhe Tony Dovolani , një aktore hollivudiane dhe një nga kërcimtarët e famshëm në botë. Bordi i “Albanian American Success Stories” me Vera Mjeku – Drejtore Egzekutive, dhe me Board Advisor : Kujtim Balidemaj MD, Donika Bardha, Beti Beno Esq.,Tony Dovolani, Amilda Dymi, Mark Gjonaj, Giorgio Kolaj, Mark Kosmo, Nick Markola, Avni Mustafa, Konsulents: Fadil Berisha, Ed Hammel, Ismer Mjeku, Marketingun, Blerta Alikaj, dhe Webmasterin, Arben Mehmetaj, kanë vendosur lidhje me qindra shqiptarë që kanë shënuar histori të reja suksesi në jetën e tyre të emigrimit, në SHBA.

Një nga qëllimet kryesore është që të nisë krijimi i një baze të dhënash se kush janë shqiptarët më të sukseshsëm dhe cila është, puna e tyre, krijimitaria e tyre, suksesi i tyre në Amerikë. Po ashtu synohet që kjo ngjarje të bëhet vjetore.

Grupi Shqiptar i Medias , Fadil Berisha Studio , së bashku me Këshillin Amerikanë, Fondin e Arsimit Ndërkombëtar Amerikan për Kosovën, për këtë qëllim janë duke zhvilluar një rrjet të multi – mediave me anë të materialeve duke shfaqë sukseset e individëve të komunitetit shqiptaro- amerikan dhe kontributet që ata kanë bërë në biznes , politikë, shkencë , arsimit , artit , etj
Mbrëmja Gala do të jetë më datën 3 maj 2014 – e shtunë (6:00pm), ku komuniteti shqiptaro-amerikan do të mblidhet në lokalin e njohur Battery Gardens, në qytetin e New Yorkut, për të festuar në spektaklin “Albanian American Success Stories” – një iniciativë e paparë ndonjëherë, e cila tregon sukseset dhe arritjet e shqiptarëve në Amerikë.

Spektakli më i madh shqiptar në Amerikë, për të festuar, është i titulluar :”Histori Shqiptaro Amerikane Suksesi”, duke vënë në pah kontributet e 150 shqiptarve më të suksesshëm, një përzgjedhje kjo në biznes , afaristë, bamirës, arsimin e lartë, shkencat e ndryshme , politikan , artistët , dhe më shumë të tjerë .

Ngjarja më e madhe argëtuese e kulturore shqiptaro amerikane në SHBA, simbas organizatorit do të shoqërohet me premierën e një dokumentari realizuar me protretizimet e mbi 150 shqiptaro amerikanëve më të suksesshëm , duke përfshirë edhe fituesin e çmimit Nobel për Mjekësi Dr Ferid Murad , të parin shqiptar të zgjedhur në një post zyrtar amerikan në atë të Kuvendit e shtetit New Yorkut, zotin Mark Gjonaj , aktoren e famshëme dhe të njohur në botë, aktoren Eliza Dushku dhe supermodelen Emina Cunmulaj , fotografin me renome në Amerikë, Fadil Berisha, bankierin Richard Lucka, gazetaren e Fox News Lidia Ujkaj, bamirsen Shpresa Xhaklli, komedian e famshëm James Belushi, Lisa Milicaj, Councilwoman Pleasant Valley, politikanin e Uashingtonit Ilir Zherka, tenorin Saimir Pirgu, aktori Mike Dusi, dhe shumë të tjerë .

Duke festuar arritjet e suksesshme shqiptaro amerikane të; lidershipit, frymës kombëtare, ndikimi në integrimin amerikan, frymëzues në bamirësi e humanizëm, ndikimin shqiptar në art, biznes, arsim, shkencë, politikë, dhe më shumë të tjera, thuhet në një njoftim shqiptarët do të ken rastin të njehen nëpërmjet rrefimeve të tyre më 3 maj 2014.
Tridhjetë e pesë për qind e të ardhurave neto të këtij projekti do të shkojnë për Fondin e Arsimit Amerikan të Kosovës – Këshillit Amerikan . Si dhe për realizimin e një libëri luksoz i lidhur që do të përfshijë në faqet e tij individë dhe historitë e tyre të suksesit . Listimet në libër do të shfaqen sipas rendit alfabetik. Historia e çdo njerit thuhet në faqen e internetit do të jetë e redaktuar nga redaktorët e AASS shoqëruar me fotografi profesionale që do të merren nga studio prestigjioze “Fadil Berisha Studio” .

Histori Shqiptaro Amerikane Suksesi-2

Në promovimin e këtij prodhimi multi – medial , ne do të kemi rastin të njihemi në mbrëmjen Gala më 3 maj 2014 , ora 06:00 e mbrëmjes në lokalin luksoz Battery Gardens, në qytetin e New Yorkut .