Udhëheqja e Ulqinit përgatitet për pritjen e turistëve më herët se viteve paraparake

April 23, 2014   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Gjeka-Karamanaga-Beci-MavriqiUlqinakët joshin kosovarët për pushime

Edhe svjet u dhanë shumë fjalë të mira e tërheqëse për turistët nga Kosova, e të cilat një pjesë e madhe e tyre janë vizitor tradicional (tash disa vjet), e të cilëve u pëlqen vendi dhe pritja, ndërsa nuk merakosen për çmimet e gjëra tjera. Prioritet kanë të kalojnë puhime të mrekullueshme. Bëhet fjalë për Ulqinin, i cili tashmë vazhdon të mbetet ndër atraksionet kryesore për puehsim nga kosovarët. Si asnjëherë më parë udhëheqja e re e Komunës së Ulqinit në këtë kohë (më herët se vitevetë tjera) kanë ardhur në Kosovë, konkretisht ne kryeqytet për të joshur e ftuar turistët që ditët më të nxeha të vitit ti kalojnë në plazhet e Ulqinit. Si duket ata i kanë përvjelur krahët që sa më herët të tërheqin vizitorët për pushime. Kryetari i ri i kësaj komune Fatmir Xheka, i shoqëruar edhe nga dy nënkryetarët Ardijan Mavriqi e Safet Beci dhe drejtori i Organizatës Turistike Minir Karamanaga, kanë prezantuar ofertën turistike për vitin 2014. I pari i Ulqinit, kryetari, Fatmir Gjeka, tha se janë përgatitur mjaft mirë për këtë sezon turisitike në të gjitha aspektet.
Gjeka-Karamanaga-Beci-Mavriqi-promovimi-kosove

Ai përmendi infrastrukturën rrugore, e cila është përmirësuar mjaft, kalimin më të shpejt në kufij, rritjen e kapaciteteve të ujit, parkingjeve, gjelbrimit e fshave të tjera për të cilat kanë nevojë turistët. “Janë bërë investime të mëdha në të gjitha sferat dhe kjo do të vërehet nga pushuesit, sidomos kosovarët që tashmë janë pushuesit tradicional në Ulqin”, tha Gjeka. Ai tregoi se çmimet janë të njëjta sikur në disa vende të Kosovës dhe nuk do të ketë ngritje të tyre. Përmirësimet nuk do të ndalen ato sa do të bijnë e shtohen. Nga ana tjetër edhe nënkryetari Ardijan Mavriqi, tha se atraksionet dhe mikëpritja ulqinake është e njohur për turistët nga Kosova të cilët janë në majë të numrit të turistëve. Ai shtoi se edhe sivjet njëri ndër destinacionit kryesore të qytetarëve të Kosovës për pushime do të jetë padyshim Ulqini, e cili kuptohet është i pakonkurrent. “Gjatë këtyre ditëve sa jemi në Kosovë shohim nga qytetarët se disponimi i tyre është që të pushojnë në Ulqin dhe kjo na premton se do të kemi një verë të begatshme turistike”, tha Mavriqi.
Gjeka-Karamanaga-Beci-Mavriqi-promovimi-kosove-1

Edhe Safet Beci, nëkryetar i komunës, shprehet mjaft optimist për sezonën e sivjetme turistike. Ai tregon se qytetarët nga Kosova janë turistët më besnik të Ulqinit, ku gjatë verës nga pamja që shihet mendja të shkon sikur gjindesh në Kosovë. “Tashmë është bërë traditë, që turistët nga Kosova të jenë mysafirët më të shumtë në Ulqin dhe rezultat do të shihen që nga një maji edhe kur zyrtarisht hapet sezona turistike për këtë vit”, tha Beci. Ai tregon se vitin paraprak rezultatet turistike ishin shumë të dobishme e të cilat nuk do të mungojnë as sivjet dhe do të jenë më të larta. Minir Karamanaga, drejtor i Organizatës Turistike, tha sivjet oferta turistike do të jetë më atraktive sesa vitet paraparake dhe e cila çdo vit po bëhet më e pasur e më e begatshme. Ai tregoi se kanë bërë broshura, e katalogje për vizitorët me të gjitha informacionet adekuate për rekreacion dhe pushime. Udhëheqja e komunës tregoi se sezona turistike do të hapet nga një maji, ku do të organizohen manifestime të ndryshme.

Besim Toska
Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image