Jahjaga, Thaçi e Haradinaj, mysafirë në “Miss Shqipëria” në Ulqin?!

April 24, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Miss-Globe-International-2012-in-Ulcinj-Montenegro.5Të gjitha bukuroshet shqiptare do të jenë në “dispozicion”, në fund të qershorit në Mal të Zi, në qytetin e tij jugor, Ulqin. Kjo, jo për shkak të ofertës turistike, por për shkak të zgjedhjes së Miss Shqipëria!

Jozyrtarisht, në këtë garë do të marrin pjesë dhe vajzat nga Kosova dhe Maqedonia, raporton “novosti.rs”.

Podgorica zyrtare ka heshtur për këtë histori, por nervozizmi u zhvendos në mesin e qytetarëve ortodoksë, të cilët mbajtjen e këtij spektakli në prag të “Vidovdanit” (20-27 qershor), e perceptojnë si një provokim.

Miss-shqiperia-Ulqin-2014-1

Vendimi u mor në mes të kryetarit Fatmir Gjeka dhe producentit Petri Bozo.

Ka ardhur koha të bashkojmë të bukurat shqiptare në Ulqin, thonë vendasit.

Sipas shefit të kabinetit të kryetarit të Ulqinit, Almir Molbeqiri, i cili e ka konfirmuar organizimin e këtij spektakli, ulqinakët presin shumë nga kjo ngjarje.

Miss-shqiperia-Ulqin-2014

“Në javën e fundit të qershorit do të kemi mysafirë shqiptaret më të bukura dhe në këtë nuk shohim diçka të jashtëzakonshme”, ka thënë Molbeqiri.

Ditëve të fundit, edhe pse jo zyrtarisht, flitet se në këtë spektakël do të vijnë shumë emra të famshëm edhe nga bota e politikës. Flitet se të pranishëm do të jenë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, si dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

YouTube Preview Image