Premiera e dramës “Servantes dhe Dulcinea” në Ulqin më 1 maj – Video

April 24, 2014   | Kulturë / Kultura

Koreodrama-KalendariDrama nën udhëheqjen e Munib Abazit, e cila tash dy muaj të tëra po punon shfaqjen teatrale “Servantes dhe Dulcinea”, ka lajmëruar që premiera duhet të jetë gati për festat e një majit.

Trupa e Dramës “Servantes dhe Dulcinea”, më 1 maj do ta servoi publikun me premierën e parë për këtë vit. Performanca e inspiruar nga një episod i romanit të famshëm të Miguel de Servantes (që besohet të jetë se u shkruar në Ulqin kur ai u burgos nga piratët).

Munib Abazi thotë se me shfaqjen e dramës “Servantes dhe Dulcinea”, do të kenë mundësi të kënaqen jo vetëm Ulqinakët, por edhe mysafirët tanë të cilët i presim që të na bashkangjiten me 1 maj.

Projektin e ka ndihmuar Ministria e kulturës e Malit të Zi, ndërsa përkrahja pritet edhe nga organet dhe institucionet lokale të Ulqinit.

YouTube Preview Image