Tri ditë aktivitete me “Të gjithë për turizëm” në Ulqin
Prishtinë, 23 prill – Panaire, programe për fëmijë, animacione, festivale folklorike, koncerte e skulptura në rërë. Të gjitha janë pjesë e ofertës së një evenimenti treditor që do të organizohet në qytetin bregdetar të Malit të Zi.
Evenimentit “Të gjithë për turizëm 2014” në Ulqin do t’i paraprijë festa e 1 Majit. Edhe artistë nga Kosova e Shqipëria janë në repertor.
Për ta sjellë më afër kosovarëve ofertën për 1 Maj dhe atë që përfshin “Të gjithë për turizëm”, në Prishtinë, me gazetarë janë takuar kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, bashkë me dy nënkryetarët Ardijan Mavriq e Safet Beci dhe drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Minir Karamanaga, skruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Koha Net





