Marrëveshje bashkëpunimi Mal i Zi – Shqipëri, në fushën e turizmit

April 25, 2014   | Bota
Gvozdenovic-Gjermeni-TiranaMinistrja  e  Zhvillimit  Urban  dhe  Turizmit  Eglantina  Gjermeni nënshkroi sot Marrëveshjen  me  Ministrin  e  Zhvillimit  të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi Branimir Gvozdenovic. Kjo  marrëveshje  synon  të  forcojë  marrëdhëniet  dypalëshe  në fushën  e  turizmit,  duke  kontribuar  në  njohjen  reciproke  të historisë, kulturës dhe traditës së popujve tanë fqinjë. Marrëveshja synon lehtësimin e procedurave të kontrollit kufitar të grupeve të organizuara turistike, konform legjislacionit në fuqi,inkurajon bashkëpunimin mes institucioneve përkatëse turistike si publike ashtu edhe private, dhe nxit shkëmbimin e përvojave në fushën e turizmit dhe informacionit statistikor.
Gjatë  takimit  që  delegacioni  malazes  zhvilloi  në  mjediset  e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit u ra dakord që palët  të nxisin  shkëmbimin  e  turistëve  në  të  dy  anët  e  kufirit, duke promovuar potencialet turistike të dy vendeve, duke organizuar panaire,  por  edhe  veprimtari  të  përbashkëta  turistike  mes operatorëve turistikë të dy vendeve tona. Ministrat Gjermeni dhe Gvozdenovic ndanë të njëjtin mendim sa i takon krijimit të tregut të përbashkët turistik mes 2 vendeve dhe ranë dakord të punojnë bashkarisht për të inkurajuar lundrimin me kroçere përgjatë bregdetit Adriatik të dy vendeve. Një tjetër nismë konkrete mes dy vendeve janë  udhëtimet me varkë në të dy anët e liqenit të Shkodrës, për të nxitur turizmin.
Gvozdenovic-Gjermeni-Tirana-1
Ministrja Gjermeni gjatë daljes para mediave u ndal konkretisht në dy projektet rajonale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi,projektit  ndërkufitar  të  Alpeve dhe  projektit Majat  e Ballkanit . “Përmes  këtyre  projekteve  rajonave,  ne  synojmë  zhvillimin  e produktit lokal turistik, u shpreh Ministrja Gjermeni, e cila vlerësoi se këto oferta turistike rajonale promovojnë atraktionet turistike,ofrojnë kombinimin  e kulturave dhe traditave mes vendeve, duke garantuar  zhvillimin  ekonomik  dhe  duke  e  bërë  rajonin  tonë konkurues në tregun evropian”. Ministrja  Gjermeni  e  njohu  homologun  malazez  me  ecurinë  e projektit  për  palën  shqiptare.  Hartimi  i  Masterplanit  të  Alpeve brenda territorit të Shqipërisë synon realizimin e një  studimi të thelluar për nxitjen e mëtejshme të turizmit në zonën e Alpeve,planifikimin  e  një  zhvillimi  të  qëndrueshëm  dhe  investime  në përmirësimin e infrastrukturës publike në koordinim me biznesin e komunitetet vendore.
Projekti  Majat  e  Ballkkanit synon  krijimin  e  shtegut  malor  me gjatësi rreth 192 kilometra që shtrihet në 3 vendet tona, Shqipëri,Kosovë dhe Mal i Zi, i cili promovon potencialet turistike të këtyre zonave, por shërben edhe si  një model bashkëpunimi ndërmjet tre shteteve kufitare. Të dy palët ranë dakord të punojnë për projektin ndërkufitar të Liqenit  të  Shkodrës  i  cili  do  të  nxisë  jo  vetëm  shkëmbimet turistike, por edhe ato të mallrave mes dy vendeve tona. Marrëveshja e nënshkruar nga dy ministrat, synon angazhimin e të  dy  vendeve  përmes  programeve  të  përbashkëta,  edhe nëpërmjet fondeve IPA  në menaxhimin e liqenit të Shkodrës apo investime  që  synojnë  përmirësimin  e  infrastrukturës  turistike përgjatë bregdetit të dy vendeve. Kjo Marrëveshje vjen pas asaj të nënshkruar më palën Kosovare,marrëveshje të cilat synojnë forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe krijimin e paketave të përbashkëta turistike.
Gazeta SOT