Peshkatari Adem Kraja nga Ulqini zë peshkun 48kg

April 26, 2014   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Peshkatari Adem Kraja-UlqinPershkatari Adem Kraja nga Ulqini ( fshati Pistull ) para dy ditëve ka zën peshkun prej 48kg.

Ai dhe djali i tijë Ferid Kraja kan zënë një peshk të madh me plot se 48 kilogramë, mirëpo ai thotë se nuk do ta shes. Ai e quan “Pikaso e botës së peshkimit” duke bë  varjen e peshkut në oborr si trofe i rekordeve.

Beteja e peshkatarit për të tërhequr këtë peshk, bashkë me të birin ka zgjatur një kohë të gjatë. Peshkatari thotë se zona është e pasur me peshk sidomos e llojit levrek dhe spalcë, por ky ishte këtë rast fati i tij.

Ademi duket njeri i qetë dhe modest. Nuk mburret me shifra të mëdha gjuetie.

Duke tërhequr rrjetat, ai tërheq vëmendjen e shumë njerëzve në breg të detit, të cilët bëhen kuriozë dhe ndjekin me kërshëri tërë procesionin e tërheqjes dhe pastrimit të tyre nga peshku i i xenë.
Peshkatari Adem Kraja-Ulqin-1

Dhe finalja është e tëra një peshk prej 48 kg. Ka qenë një gjueti e rrallë që s’besoj të ketë me të dytë.

Po peshkatari besnik ndaj pasionit të gjuetarit dhe shpresës që është karakteristikë e këtij lloji, thotë se do të shkoja edhe një natë tjetër në peshkim.

Peshkatari Adem Kraja-Ulqin-2

“Era që po fryn sot, besoj se do të sjellë peshk”, thotë ai me shum shpresë…

Peshkatari Adem Kraja-Ulqin-3