Të gjithë për turizëm Ulqin 2014, Manifestimi prej 2 deri me 4 maj

April 26, 2014   | Lajmet / Vijesti

Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit me datën 2 deri me 4 maj do të organizojë manifestimin “Të gjithë për Turizëm”.
Te-gjithe-per-Turizem-Ulqin-2014Festa e 1 Majit tashme tradicionalisht do te festohet ne shume vende te Ulqinit sic jane Ada e Bunes, Valdanosi, poashtu edhe ne plazhin e madh ne Copacabana me manifestimin tradicional Uranaku i 1 majit ku mysafir special do te jete grupi Colonia nga Kroacia.

Me qellim qe te gjithe turistet qe do vizitojne Ulqinin per kete feste te vazhdojne qendrimin e tyre deri ne wikend, Organizata Turistike e Ulqinit do te organizoje manifestimin TE GJITHE PER TURIZEM, me te cilin njeherit do te behet hapja e sezonit turistik per vitin 2014. Ne kuader te ketij manifestimi do te mbahet panairi i artizanateve ne bashkepunim me Globus Art, karneval per femije dhe te rritur, nata e kubles e shoqeruar me muzike burimore qytetare, koncert kushtuar shoqatave kulturore nga rajoni, koncert muzikor me Danijel Alibabiq dhe NRG Band nga Kosova si dhe garat ne skulptura ne rere ne bashkepunim me shkollat e Ulqinit.

Mire se vini!!!

Organizata Turistike Ulqin

Më  1 maj në plazhin „Kopakabana“ do të organizohet koncerti i grupit të njohur kroat „Kolonija“ dhe grupeve muzikore nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa më 2 maj në Ranë do të hapet Panairi i artizanëve, do të organizohet Poashtu në të njëjtën datë në plazhin e vogël do të organizohet Nata e peshkut ( Nata e kublave )  në bashkëpunim me restorantet e Ulqinit ku prezent do të jenë edhe shoqatat e ullishtarëve që do të kenë mundesinë të ekspozojnë produktet e tyre nga ulliri,  ku do të bëjnë muzikë grupet vendase dhe „Pljevalski tamburaši“, do të këndojnë Trio band  dhe „Bisernice Boke“.

Me datën 3 dhe 4 maj të shtunën, në orën e para të mëngjesit ne plazhin e vogël do të mbahen garat me skulpturë në rërë ku do të marrin pjesë fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të Ulqinit. Kurse me vonë vazhdon planifikohet parada e fëmijëve me maska dhe i shoqatave kulturo artistike, karnavali i mazhoretave, programi për fëmijë, si dhe Festivali regjional i folklorit.
Kulmi i të gjithë këtyre aktiviteteve do të arrihet me mbajtjen e nje koncerti të madh me muzikë tradicionale në gjuhën shqipe dhe malazeze ku më pas do të vijojë koncerti i NRG Band nga Kosova dhe këngëtari Danijel Alibabiq.

Në këtë natë janë ftuar edhe media të shumta, veçanërisht nga vendet emitive turistike, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, si dhe përfaqësues të ndryshëm të agjencive turistike.
Manifestimi “Të gjithë për turizëm” është organizuar për herë të parë në vitin 1997 nga SHKA “Zana”. Ai është mbajtur edhe në vitin 1998, por më pas është ndërprerë, kurse sot jemi duke shprehur besimin që ai tashmë do të bëhet tradicional.

YouTube Preview Image