BKA: Panairi i Punës që u mbajt me datë 18 prill 2014 në Hotel Mediteran + Video

April 27, 2014   | Anketë / Anketa

Panairi i Punës-Ulqin-Hotel-Mediteran
Biznis-Klub-Ana-MalitNë  Panairin e Punës që u mbajt me datë 18 prill 2014 në Hotel Mediteran, Biznis Klub Ana Malit si njeri nga mbeshtetesit e këtij panairi.

Qëllimi i këtij panairi ishte që të gjithë punëkërkuesit të njëftohen me vendet e lira të punës, një mundësi e mirë ku takohen oferta me kërkesën.

Gjatë këtij panairi morën pjesë disa punëdhënës në mes të cilave  po përmendim disa: Fabrika Kurti, Tula Kompany, Eco-Al, Hotel Mediteran, Gjovani Trade, Hotel Sahara, MCM, Agjensi portale Jobs 4 Hotels.me – Budva, Hotel Stela, Dely Petrol, Oriflame, Avon, Hotel Biser, Enti për Punësim –  Ulqin etj.

Poashtu morën pjesë edhe Universiteti “Argenti” – Shkodër, Gjimnazi privat ” Drita” , si dhe Shkolla e mesme “Vëllazerim Bashkim”, qëllimi i të cilave ishte të informohen të rinjtë e qytetit tonë në lidhje me kushtet më të përshtatëshme për një studim të mirë.

Ishte një interesim mjaft i madh dhe shpresojmë që shumica prej tyre të përzgjidhen nga punëdhënësi.

Aplikuan për punë përmbi 80 punëkërkues, prej të cilave më së shumti në sferën e turizmit pasi që jemi dhe në prag të sezonit turistik.

Pasi që është dhe hera e parë që organizohet ky llojë “ Panairi i Punës” pati një sukses dhe një përkrahje të madhe nga të gjitha subjektet. Shpresojmë që ky panair të vazhdoj dhe në vitet e ardhshme si një mundësi e mirë për punëdhënësin dhe punëkërkuesin

Biznis Klub Ana Malit

YouTube Preview Image