Në Ulqin hapet Fakulteti i Menaxhimit ne turizem, hotelieri dhe mjedis

April 27, 2014   | Turizmi / Turizam

Ulcinj dobija fakultet za turizamKryetari i komunës së Ulqin Fatmir Gjeka do të nënshkuajë nesër me drejtuesit e Fakultetit për studime të biznesit mesdhetar, selia e të cilit është në Tivat, kontratë për bashkëpunim, shkruan Portali ULinfo.

Me këtë dokument parashikohet që prej shtatorit, gjegjësisht prej vitit të ri shkollor, në Ulqin do të hapet paralelja e këtij institucion të arsimit të lartë për shkollimin e të rive në fushën e turizmit nautik dhe veprimtarive të tija përbërëse.

Paralelja e këtij fakultet ekziston në Tivar dhe e ndjekin rreth 90 studentë.

Në kontratë thuhet që të dy palët do të mundohen që nga viti shkollor 2015/2016 mësimi në këtë fakultet në Ulqin të bëhet dhe në gjuhën shqipe, raporton Portali ULinfo.