Rrezart Cungu dhe Federico Bertuccioli triumfuan ne double ne Budapest + Foto

April 27, 2014   | Sporti / Sport

Rrezart Cungu dhe Federico Bertuccioli triumfuan ne BudapestSot perfundoi turneu i tenisit në Budapest të Hungaris per junior deri ne 16 vjec.

Turneu ishte i nivelit europian dhe i kategoris të lart. Mbi 200 junior u paraqitën të marrin pjesë në këtë turne, por numri ishte i rezervuar vetëm për 32 garues. Morren pjesë vetëm më të mirët. Njëri nga ato ishte edhe tenisti nga Ulqini, Rrezart Cungu.
Në dubel Rrezarti së bashku me partnerin e tij  Federico Bertuccioli nga Italija, ishin më të suksessh në këtë turnej.
Në xhiron e parë ishin të lirë sepse Valentin Barany dhe Dominik Pauli e dorzuan lojen.
Në çerek-finale u takuan me August Holmgren dhe Muslim Zaverbekov nga Danimarka.
Federico-Bertuccioli-Rrezart-Cungu
Në gjysëm-finale u takuan me Balazs Balassa dhe Lenard Soha. Cungu dhe Bertuccoli fituan. (6:2 6:2)
Në finale u takuan me Pietro Grassi dhe Zsombor Piros. Loja u përfundua me rezultatin 4:6 6:2 10:4 në favor të Rrezartit dhe Federicos që u shpallën të parët në turneun e Budapestës.
Në këtë turnej Rrezarti fitoj 130 pikë dhe zëni vendin e 30-të në listën ndërkombtare te tenisit të kategoris U16.
Në singel Rrezarti në xhiron e parë u takua me Andras Simpos. Rrezarti fitoi me rezultatin 2:6 6:3 6:0.
Kundërshtari në xhiron e dytë ishte Fabian Marozsan. Loja u përfundoj në favor të Rrezartit me rezultatin 6:3 6:2.
Në çerek-finale u takua me Zsombor Piros. Cungu e fitoj me rezultatin 6:4 6:1.
Federico-Bertuccioli-Rrezart-Cungu-1
Në gjysem-finale Rrezarti u ndalua nga Akos Kotorman (2:6 6:4 3:6)
Akos Kotorman ishte edhe fitusi i këtij  turneut të nivelit shumë të lart.
Ndersa Rrezartit i takoj vendi i tretë.
Rënditja e teniserëve nga Mali i Zi në listën ndërkombtare:
1.Rrezart Cungu (30)
2.Matija Bulatoviv (426)
3.Jovan Macic (724)
4.Maksim Mickovic (807)