Panairi i pare punës, 25 kompani shanse punësimi për vendësit – Hotel Mediteran

April 28, 2014   | Shtypi / Mediji

Panairi i Pare i Punes Hotel-Mediteran-Ulqin-4Hoteli Mediteran më 18 prill 2014 organizoi Panairin e Parë të Punës, një aktivitet i cili synonte t’u ofronte mundësi punësimi studentëve të vitit të fundit, duke i orientuar dhe mbështetur në hapat e parë të një karriere të suksesshme. Rreth 25 kompani nga Ulqini, Tivari, Shkodra dhe vendet e tjera të rajonit morën pjesë në këtë panair.

Jo vetëm për rëndësinë absolute në jetën e çdo të diplomuari dhe familjeje, por edhe për faktin se jemi në periudhë para sezonës turistike, punësimi është  kthyer më shumë se kurrë në një nga argumentet më të përfolura të këtyre ditëve. Por në Ulqin, zhvillimi i një panairi pune, siç ishte ai i dates 18 Prill, nuk ka të bëjë me trendin e momentit. Tashmë, në nismen e pare të Stafit organizues të Hotelit Mediteran, me pjesmarrje aktive nga 25 kompani, organizata dhe institucione pjesëmarrëse, mund të flitet për një fillim të mirëfilltë dhe një nga ngjarjet më premtuese për punësimin vendas.

Gjatë katër orëve të zhvillimit të panairit, afërsisht 182 kandidatë të viteve të fundit të studimeve dhe të diplomuarit, patën mundësinë të dorëzojnë CV-të dhe të intervistohen nga përfaqësuesit e 25 firmave pjesëmarrëse, duke i krijuar vetes mundësi për praktika dhe vende pune pranë këtyre kompanive.

Prania e përfaqësuesve të bizneseve, institucioneve dhe organizatave dëshmon interesin reciprok për një Panair Pune, i cili shërben më së miri për kombinimin e kërkesës dhe ofertës të sipërmarrjes private. Pjesëmarrja e kompanive tregon përgjegjshmërinë e sipërmarrjes private për të kërkuar gjithmonë profesionistët më të mirë, që janë dhe suksesi i tyre. Kjo ndihmon për të realizuar një zhvillim të qëndrueshëm në tregun e punës dhe në ekonominë e vendit tonë.

Panairi i Punë në Ulqin vjen si kurorëzim i punës dhe strategjisë së Stafit te Hotelit Mediteran ne bashkëpunim me Institutin për Kerkime Shkencore dhe Entit për Punësim, të cilët kanë në qendër të vëmendjes studentët, orientimin dhe gjetjen e mundësive për të gjetur një punë të mirë në profilin e tyre. Panairi i punës gjithashtu është dhe një kurorëzim i një dialogu të vazhdueshëm dhe të suksesshëm të Hotelit Mediteran me biznesin vendas dhe të huaj. Mbeshtetje ekskluzive: Komuna e Ulqinit , Organizaten Turistike,Televizioni Teuta , Biznis Klub Anamali, Asocioni UBA.

MSC. Suzana Taipoviq
Marketing Manager

Hotel- Mediteran Resort
YouTube Preview Image