Historia e ‘humbjes’ të Kronit të Pashës në Ulqin

April 29, 2014   | Kulturë / Kultura

Apel për rindërtimin e Kronit të Pashës në Ulqin

Kroni-te-Xhamia-e-Pashes-UlqinPër Xhami, shtëpi, kronin dhe hamamin e Ali Pashës kam shkruar edhe më parë, por më duket se nuk është e tepërt të përsëritet prap, pasi që çdo herë kurë ndrohet pushteti, gjithmonë egziston mundësia që Pushteti më i ri, të marrë hapa që të bëhet më tepër për valorizimin e përmendoreve kulturo historike, njëkohësisht edhe fetare, pasi që ky kompleks është më së parit, fetar. Shtëpia e Ali Pashës, siç duket do të presë ndonjë kohë tjetër, Xhamia është relativishtë në gjende të mirë, kurse hamami më inicijativën dhe punën e B.I të Ulqinit, ka filluar të fitojnë një pamje tjetër.
Ndoshta, më ndihmën e ndonjë organizate nga Turqia, kalon edhe ndonjë projekt për revitalizimin dhe vendosjen e hamamit në qarkullim, ashtu siç ka qenë dikur. Mirëpo, unë mendoj se do të ishte mirë që Pushteti lokal të intervenoj ke rinovimi, të themë më mirë, te kthimi i Kronit të Pashës, pasi që për një gjë të tillë, nuk ka nevoj për shumë të holla. Prandaj, kthimi dhe vendosja e Kronit të Pashës në vendin ku ka qenë dikur, do të ishte edhe një nismje, edhe për revitalizimin e Hamamit.

Xhamia-e-Pashes-me-hamame-ne-Ulqin

I përkujtoj lexuesit tanë që Hamami i Xhamisë së Pashës është i vetmi hamam në Mal të Zi. Por, Kroni ka një histori të dhimbëshme. Mu më kujtohet se sa i bukur ka qenë i vendosur pranë rrugës përballë Xhamie. Ka shërbyer, për të gjithë qytetarët tanë dhe kalimtarët, të cilët kanë kaluar rrugës, por, gjithashtu edhe për furnizimin e Abdeshanes dhe hamait e Xhamisë së Ali Pashës. Nga ky Kru, ka rijedhë uji deri te hamami nepër mesë të “aquadukteve” qynkave nga guri dhe qeramida. E përmenda më parë se Kroni i Pahës ka pasur një histori të dhimbëshme.
Ndoshta qytetarët tanë e din se në vitiet e 60, kurë është ndërttuar, të themë më mirë është asfaltuar rruga, “varvarët” e asaj kohe, ndërtimtarët dhe “komunistët” të cilët kanë sunduar dhe “dirigjuar” në jetën tonë, e kanë hequr Kronin tërsisht. Gurët dhe “dybekun “i kanë “përcjellë” në një shtëpi private, dhe kështu e kanë zhdukur Kronin kaqë të bukur. Ulqini ka pasur shumë kroje në secilin hap të qytetit, por Kroni i Xhamisë së Pashës më siguri ka qenë më i bukuri.
Më kujtohet një sequencë e një bisede e të ndjerit Perica Djurashkoviqit i cili i ka lutur punëtorët, kurë kanë filluar më e heqë Kronin i cili ka qenë nënë shtëpinë e tij,duke i thënë, po e citoj, ” nemojte ljudi, šta to radite, evo uzmite, komad zemlje kod mene, nemojte dirati česmu”, por nuk e kanë degjuar. Por, prap themë nuk kanë muajtur më i zhduk gjurmët e “varvarizmit” a po ” barbarërizmit” të tyre. ka mbetë vendi i bardhë prej “gërqeles” në vendin se ku ka qenë Kroni. Prandaj, më duket se do të ishte mirë që të merret një inicijativ për kthimin e Kronit e Xhamisë së Ali Pashës – Kiliç, në vendin se ku ai ka qenë dikur. Kjo do të ishte edhe një inicijativ për vendosjen e këtij kompleksi në tërsi, së bashku më Hamam, në rollin të cilin e ka pasur gjithmonë, por, kësaj radhe edhe për valorizimin e përmendoreve kuluturo historike në shërbim të turizmit…

Ismet Karamanaga Facebook