Aksion për pastrimin e bregdetit të Malit të Zi dhe Ulqinit

May 1, 2014   | Ngjarjet - Events

ASOCIJACIONI PËR PROSPERITET DEMOKRATIK – ZidAsocijacioni për prosperitet demokratik – Zid organizon një aksion të madh të pastrimit të bregdetit të Malit të Zi të titulluar ,,Let’s Do It Montenegro”, i cili do të mbahet me datën 10 maj në të gjashtë komunat bregdetare. Aksioni është nisur në kuadër të lëvizjes botërore ,,Let’s Do It” i cili ka objektiv ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për problemet ekologjike të bashkësisë në të cilën jetojnë.

ASOCIJACIONI PËR PROSPERITET DEMOKRATIK – Zid
KOMUNIKATË

Podgoricë, më 09 prill 2014

Asocijacioni për prosperitet demokratik – Zid organizon një aksion të madh të pastrimit të bregdetit të Malit të Zit ë titulluar ,,Let’s Do It Montenegro“, i cili do të mbahet me datën 10 maj në të gjashtë komunat bregdetare. Aksioni është nisur në kuadër të lëvizjes botërore ,,Let’s
Do It“ i cili ka objektiv ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për problemet ekologjike të bashkësisë në të cilën jetojnë.
Me angazhim të përbashkët planifikojmë që, më 10 maj të heqim të gjitha mbetjet nga plazhet dhe pjesën bregdetare të Malit të Zi, në bashkëpunim me shërbimet komunale mbetjet e mbledhura do të deponohen në deponitë lokale.
APD – Zid ka siguruar aplikacionin android për ndarjen e mbeturinave “Let’s Do It Montenegro” permes të cilit qytetarët mund të vendosin fotografi të lokaliteteve të ndotura nga bregdeti. Të interesuarit mund të marrin aplikacionin nga faqja e fejsbukut www.facebook.com/letsdoitmontenegro, si dhe nga Google Play Store. Gjithashtu i ftojmë qytetarët që të dërgojnë fotografi të lokaliteteve të ndotura në adresën e e – mailit: letsdoitmontenegro@gmail.com
Android aplikacioni ju mundëson qytetarëve që permes Google maps të caktojnë se në cilët lokalitete gjenden mbetjet, si dhe të caktojnë se se në çfarë sasie dhe për çfarë lloji të mbetjeve bëhet fjalë. Maps i lokaliteteve permes aplikacionit android do të zgjsë deri, më 20 prill.
Ditën e aksionit (10 maj) do të vendosen punkte informative në disa lokalitete në të gjitha gjashtë komunat bregdetare, në ato vende vullnetarët do të mund të marrin pajisjet për pastrim. Dhjetë ditë para fillimit të aksionit të gjithë vullnetarët do të jenë të lajmëruar se ku do të shpërndarë më 10 maj, përkatësisht cilët lokalitete do të pastrojnë atë ditë.
APD-Zid si kordinator nacional i aksionit ,,Lets Do it Montenegro,, fton te gjithe qytetaret ,organizatat dhe institucionet qe te marrin pjese ne aksionin e madh te pastrimit te bregdetit tone.
Te interesuarit mund te paraqiten edhe nepermes faqes elektronike www.facebook.com/letsdoimontenegro, si dhe ne zyrat e organizatave partnere ne bregdet.
Ne Ulqin , qytetaret mund te paraqiten ne hapsirat e OJQ Mogul, Kodra p.n.
,,Lets Do Montenegro,, eshte pjese e iniciatives regjionale,,Lets Do Montenegro,, ne kuader te pastrimit ku do te pastrohen 21 zona bregdetare te bazenit te adriatikut. Iniciativa eshte ndermare me qellim qe te nxitet bashkepunimi i sektorit civil dhe atij publik e privat ne zgjidhjen e problemeve.

Pershendetje te sinqerta
Ivan Otoviq, PR APD-Zid

rr. Gojka Radonjiq 32, 81000 Podgoricë, MontenegroTel/Fax:+382 20 207 130; 207